Nga “Leptiri” te “Kosova si Kandahar”: A ishte synimi diskreditimi i Kurtit dhe i vetë Kosovës?
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të strukturuar për të diskredituar njëkohësisht Albin Kurtin dhe vetë Kosovën?
Kjo pyetje nuk lind nga spekulimet politike, por nga dy dokumente që, sipas aktakuzës, janë gjetur në telefonin e Shehollit.
I pari lidhet drejtpërdrejt me Albin Kurtin.
I dyti me imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Dokumenti i koduar “Leptiri” përmbante një plan të strukturave serbe për komprometimin dhe tentimin e rekrutimit të Kurtit gjatë kohës kur ai mbahej në burg në Serbi.
Dokumenti tjetër, i titulluar “Top Secret 2”, sipas analizës së Prokurorisë, përmbante ide për krijimin e perceptimit të Kosovës si vend i radikalizuar islamik, madje si një lloj “Kandahari” në sytë e Perëndimit.
Të vendosura pranë njëra-tjetrës, këto dy materiale ngrenë një dyshim serioz politik dhe strategjik: njëri synonte goditjen e liderit politik të Kosovës, ndërsa tjetri goditjen e imazhit të vetë shtetit.
“Leptiri” – dokumenti për komprometimin e Albin Kurtit
Në telefonin e Fatmir Shehollit është gjetur një dokument i RDB-së serbe i vitit 2001, i koduar me emrin “Leptiri”.
Dokumenti përmbante një plan operativ për komprometimin dhe tentimin e rekrutimit të Albin Kurtit gjatë kohës kur ai mbahej në burg në Serbi.
Por ajo që e bën këtë dokument shumë më interesant sot është burimi nga i cili Sheholli thotë se e kishte marrë.
I pyetur nga Prokuroria, Sheholli ka deklaruar se dokumentin ia kishte dërguar Bojan Dimiqi, të cilin Prokuroria e identifikon si zyrtar të lartë të BIA-s serbe.
Pra, një dokument i vjetër i Sigurimit serb rishfaqet pas më shumë se dy dekadash dhe, sipas deklarimit të vetë Shehollit, i vjen nga një person që Prokuroria e lidh me shërbimin inteligjent serb.
Kjo e bën të pashmangshme pyetjen:
Pse duhej të rikthehej pikërisht ky dokument në qarkullim në Kosovë?
Nëse synimi i vjetër ishte komprometimi i Kurtit, atëherë rikthimi i këtij materiali në një kohë kur Kurti drejton shtetin nuk mund të trajtohet si një rastësi pa rëndësi.
Sheholli nuk e mbajti dokumentin vetëm për vete
Dosja tregon se dokumenti “Leptiri” nuk mbeti vetëm në telefonin e Shehollit.
Ai ua shpërndau personave të tjerë.
Një prej tyre ishte ish-diplomati Blerim Canaj.
Sipas dosjes, në mars të vitit 2024 Sheholli ia dërgoi Canajt përmes Facebook-ut fotografitë e dokumentit.
Canaj e konfirmoi publikisht marrjen e materialit më 25 gusht 2026, pasi aktakuza ishte bërë publike dhe emri i tij kishte dalë në dosje.
Ai deklaroi se dokumentin e kishte konsideruar të dyshimtë dhe të fabrikuar për nevojat e shërbimit serb, se nuk e kishte publikuar dhe se ua kishte përcjellë disa personave që merreshin me çështje të sigurisë.
Këtu mbeten dy pyetje të rëndësishme.
A është raportuar zyrtarisht në institucionet e Kosovës fakti se Sheholli po shpërndante një dokument të tillë?
Pse Sheholli e zgjodhi pikërisht Canajn si një prej personave që duhej ta merrnin këtë material?
Canaj kishte hyrë në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës në vitin 2012, gjatë Qeverisë së Hashim Thaçit, kur Ministria e Jashtme drejtohej nga Enver Hoxhaj.
Ky fakt është pjesë e biografisë së tij dhe nuk përcakton vetvetiu orientimin e tij politik, por ndihmon në kuptimin e rrjetit të njerëzve tek të cilët Sheholli kishte qasje.
Nga dokumenti te hapësira publike – rasti i Milaim Zekës
Dosja tregon se materialet komprometuese nuk mbeteshin domosdoshmërisht në komunikime private.
Sipas Prokurorisë, më 26 shtator 2025, Sheholli kishte marrë në Mitrovicën e Veriut materiale audio, transkripte dhe 5.000 euro.
Materialet lidhen me zyrtarë serbë që bashkëpunonin me institucionet e Kosovës dhe, sipas aktakuzës, synonin komprometimin e tyre para zgjedhjeve lokale.
Katër ditë më vonë, një pjesë e materialeve iu dorëzua Milaim Zekës.
Në dosje përmenden edhe 1.000 euro që Zeka i kishte marrë nga Sheholli.
Zeka ka dhënë shpjegimin e tij për paratë, duke thënë se kishin të bënin me përkthime dhe se ia kishte kthyer Shehollit.
Për analizën, megjithatë, elementi më i rëndësishëm është mekanizmi: materiali kalon nga një rrjet kontakti drejt hapësirës publike.
Në luftën hibride, një material nuk ka nevojë domosdoshmërisht të jetë i vërtetë për të shkaktuar dëm. Mjafton të publikohet, të krijojë dyshim, të përsëritet dhe të shndërrohet në temë debati.
Pas një kohe, vetë dyshimi mund të fillojë të jetojë pavarësisht origjinës së dokumentit.
Pikërisht për këtë arsye “Leptiri” ka rëndësi edhe sot.
Një dokument i vjetër mund të ringjallet në një moment politik të përshtatshëm dhe të përdoret për të krijuar perceptimin se Albin Kurti kishte pasur raporte komprometuese me shërbimet serbe.
“Kosova si Kandahar” – objektivi nuk ishte vetëm Kurti
Dokumenti tjetër i gjetur në telefonin e Shehollit, “Top Secret 2”, e zgjeron shumë më tepër këtë histori.
Sipas analizës së Prokurorisë, materiali përmbante ide për krijimin e perceptimit të Kosovës si vend i radikalizuar islamik dhe për paraqitjen e saj si një lloj “Kandahari” në sytë e Perëndimit.
Në të përmenden ide që lidhen me dukshmërinë e xhamive, institucionet fetare dhe krijimin e një imazhi të Kosovës si shoqëri që po largohej nga orientimi euroatlantik.
Nëse gjatë procesit gjyqësor vërtetohet se ky dokument ishte material operativ i lidhur me strukturat serbe, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me mbledhje informatash.
Kemi të bëjmë me luftë për perceptimin e Kosovës.
Me atë se çfarë mendojnë qytetarët e saj, çfarë mendojnë aleatët perëndimorë, si e shohin Kosovën diplomacitë e huaja dhe cilat ndarje të brendshme mund të përdoren për ta paraqitur shtetin si të paqëndrueshëm, ekstremist apo problematik për Perëndimin.
Në këtë lloj lufte nuk sulmohet territori.
Sulmohet besueshmëria e shtetit.
Dy objektiva: Kurti dhe Kosova
Kur “Leptiri” dhe “Top Secret 2” vendosen pranë njëri-tjetrit, del një logjikë që nuk mund të injorohet.
Në njërën anë qëndron përpjekja për të krijuar dyshim rreth Albin Kurtit përmes një materiali komprometues.
Në anën tjetër qëndron përpjekja, sipas analizës së Prokurorisë, për ta paraqitur Kosovën para Perëndimit si vend të radikalizuar, të paqëndrueshëm dhe problematik.
Këto dy objektiva nuk janë domosdoshmërisht të ndara.
Një lider i diskredituar dobëson institucionin që drejton.
Një shtet i paraqitur si ekstremist ose i paqëndrueshëm humb besueshmëri ndërkombëtare.
Ndërsa një shoqëri e polarizuar bëhet shumë më e lehtë për t’u manipuluar.
Pikërisht këtu, sipas meje, qëndron thelbi politik i gjithë dosjes.
Kur narrativat e huaja gjejnë jehonë në Prishtinë
Kjo dosje ngre edhe një pyetje tjetër, të ndjeshme, por të nevojshme:
Sa nga narrativat që synojnë diskreditimin e Kurtit dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës kanë gjetur ndër vite jehonë edhe në vetë debatin medial të Kosovës?
Kritika ndaj qeverisë është themel i demokracisë dhe askush nuk duhet të trajtohet si armik pse kritikon Albin Kurtin.
Po ashtu, pretendimet se Kosova mund të ketë tensione me aleatët perëndimorë duhet të trajtohen si çështje politike normale sa herë që mbështeten në fakte.
Por dokumenti “Top Secret 2” na detyron ta shohim edhe anën tjetër të problemit.
Një operacion ndikimi nuk ka nevojë që çdo hallkë e zinxhirit të marrë udhëzime nga burimi fillestar.
Mjafton që një narrativë të futet në qarkullim.
Më pas ajo mund të amplifikohet nga media, analistë, politikanë dhe rrjete sociale për motive krejtësisht të ndryshme: bindje politike, interesa editoriale, polarizim, konkurrencë apo audiencë.
Pas një kohe humbet origjina e saj dhe mesazhi fillon të duket sikur ka lindur vetvetiu brenda Kosovës.
Prandaj pyetja serioze nuk është:
“Cila media punon për Serbinë?”
Pa prova konkrete, kjo do të ishte e papërgjegjshme.
Pyetja që duhet bërë është:
Sa herë debati ynë i brendshëm ka amplifikuar, edhe pa vetëdije, narrativa që përputhen me interesin strategjik të Serbisë – diskreditimin e udhëheqjes së Kosovës dhe paraqitjen e Kosovës si problem për Perëndimin?
Në luftën e informacionit, suksesi më i madh arrihet pikërisht kur mesazhi nuk duket sikur vjen nga Beogradi, por sikur ka lindur në Prishtinë.
Radoiçiqi dhe kontaktet me strukturat serbe
Në materialet e sekuestruara është gjetur edhe transkripti i një bisede të Fatmir Shehollit me Milan Radoiçiqin.
Në të përmendet edhe Ljubisa Bukvic, i njohur si “Ljuba”, person i lidhur me BIA-n.
Sipas raportimeve mbi aktakuzën, përgjigjja e Shehollit sugjeron se ai kishte punuar për këtë zyrtar serb.
Në të njëjtën dosje shfaqen kështu emrat e Bojan Dimiqit, Ljubisha Bukvict dhe Milan Radoiçiqit.
Kjo është e rëndësishme sepse dokumentet për Kurtin dhe Kosovën nuk gjenden në një vakuum.
Ato gjenden brenda një dosjeje ku Prokuroria pretendon ekzistencën e kontakteve me njerëz të strukturave serbe.
Paradoksi: nga Sigurimi serb te “Haga frymon UÇK”
Një nga pjesët më të pazakonta të gjithë kësaj historie është profili publik që Fatmir Sheholli kishte ndërtuar në Kosovë.
Ai ka pranuar se nga viti 1990 deri më 1993 kishte punuar si analist në Sigurimin Shtetëror serb.
Babai i tij, Maliq Sheholli, kishte qenë deputet i SPS-së së Sllobodan Millosheviqit.
Më 9 janar 1997 Maliq Sheholli u vra, ndërsa UÇK-ja mori përgjegjësinë për vrasjen përmes Komunikatës nr. 28, duke e cilësuar si deputet të SPS-së dhe bashkëpunëtor të vjetër të UDB-së.
Megjithatë, shumë vite më vonë, Fatmir Sheholli ndërtoi publikisht një profil të fortë pro-UÇK.
Më 14 shtator 2025, vetëm pak javë para arrestimit, ai publikoi një fotografi me kapelë që mbante emblemën e UÇK-së dhe shkroi:
“SOT HAGA FRYMON UÇK. Liri për çlirimtarët! Zoti e bekoftë UÇK-në!”
Ai i uronte publikisht Ramush Haradinajn.
Publikonte fotografi miqësore me Daut Haradinajn.
Përdorte simbolikën “Liria ka emër”.
Ekzistojnë edhe fotografi të tij me Hashim Thaçin.
Kjo ngre një pyetje që nuk mund të anashkalohet:
A ishte ky profil vetëm bindje politike dhe personale, apo i ndihmoi Shehollit të krijonte besim dhe të hapte dyer që përndryshe do të kishin mbetur të mbyllura?
Përgjigjen nuk mund ta japë një fotografi.
Por aktakuza e sotme e bën pyetjen të arsyeshme.
639 mijë euro nga AKI-ja – pyetja institucionale
Nëse ka një pjesë ku shteti i Kosovës duhet të japë përgjigje të plota, ajo është raporti i Shehollit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, gjatë viteve 2017–2020 Fatmir Sheholli kishte marrë gjithsej 639 mijë euro nga AKI-ja.
Mbi 500 mijë euro lidhen me periudhën kur Agjencia drejtohej nga Driton Gashi, ndërsa 139 mijë euro të tjera me periudhën e Shpend Maxhunit.
Sot Prokuroria pretendon se Sheholli më vonë kishte vepruar për BIA-n serbe.
Prandaj shteti duhet të tregojë:
Për çfarë iu dhanë këto para?
Çfarë informacioni siguronte Sheholli?
Çfarë kontrolli sigurie ishte bërë ndaj tij?
Çfarë dinte AKI-ja për të kaluarën e tij në Sigurimin serb?
Ky nuk është më debat partiak.
Është çështje e sigurisë kombëtare.
Pas publikimit të aktakuzës, Blerim Canaj bëri një deklaratë që është ndër më shqetësueset në gjithë këtë histori.
Duke folur për Shehollin dhe veprimtarinë e tij, ai tha:
“E kanë ditur të gjithë.”
Nëse është kështu, atëherë kush janë “të gjithë”?
A e dinin institucionet e sigurisë?
A e dinin strukturat politike?
A e dinin njerëzit e dalë nga UÇK-ja?
A e dinin mediat që e ftonin vazhdimisht?
Dhe nëse e dinin të kaluarën e tij, pse Sheholli kishte një qasje kaq të madhe në politikë, media dhe institucione?
Rasti Sheholli nuk është vetëm histori e një njeriu.
Është edhe histori e dyerve që iu hapën atij.
Përgjegjësinë penale të Fatmir Shehollit do ta përcaktojë gjykata.
Por përtej saj, dokumentet dhe komunikimet e bëra publike kanë ngritur një çështje që Kosova nuk duhet ta mbyllë me përfundimin e një procesi penal.
Dokumenti “Leptiri” lidhet me komprometimin e Albin Kurtit.
“Top Secret 2”, sipas analizës së Prokurorisë, me dëmtimin e imazhit të Kosovës para Perëndimit.
Nëse këto materiale kanë qenë pjesë e një strategjie operative të strukturave serbe, atëherë objektivi nuk ishte vetëm një politikan.
Objektivi ishte edhe besueshmëria e Kosovës.
Dhe lufta nuk zhvillohej vetëm në Beograd.
Ajo synonte të hynte në Prishtinë përmes dokumenteve, kontakteve, mediave, narrativave dhe përçarjeve tona të brendshme.
Prandaj pyetja që mbetet nuk është vetëm:
“Për kë punonte Fatmir Sheholli?”
“Kush synohej të diskreditohej përmes tij – Albin Kurti, Kosova, apo të dyja bashkë?”
Dhe, nëse deklarimi se për Shehollin “e kanë ditur të gjithë” qëndron, mbetet edhe një pyetje tjetër që institucionet dhe politika nuk mund ta shmangin:
Nëse e dinin, pse nuk u veprua më herët?
Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…
E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…
Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…
Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…
Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…
Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…
Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…
Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…
Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…
Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…
Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…
Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…
Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…
Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…
1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…
Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…
Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…
Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…
Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…
Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…
Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…
Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…
Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…
Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…
Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…
Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…
Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth…
Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…
Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…
Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…
Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…
Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…
Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…
Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…
Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe…
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…
Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…
Në kohën kur vëmendja globale dominohet nga demonstrimet klasike të fuqisë ushtarake – aeroplanmbajtëse, sisteme raketore dhe deklarata ultimative politike – një dimension tjetër, shumë më i heshtur por potencialisht më vendimtar,…
I. Nga miti i dijes tek realiteti i analfabetizmit funksional Një nga paradokset më të mëdha të shoqërive shqiptare gjatë shekullit XX është kontrasti midis retorikës së lavdërimit të arsimit dhe realitetit të prodhimit…
Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe…
"Makineria" e Putinit që aktualisht po e gllabëron vetveten: Kjo është teza e një eksperteje të Rusisë, në konferencën e sigurisë. Shpjegimi i saj është i thjeshtë. Lufta në Ukrainë është, sigurisht,…
Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive…
Ky shqyrtim analitik trajton degradimin sistematik të përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes studimit të rastit të subjektit politik të njohur si Alternativa për Ndryshim (APN). Argumenti…
Duke iu referuar veprave, ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike të Prof. Dr. Jovan Miriç, Prof. Dr. Zvonko Lerotiç, Prof. Dr. Eduard Kale, Prof. Dr. Ante Pazhanin, Prof. Dr. Livia Kardum, Prof. Dr. Tomislav Jantol, akademik Vlatko Mileta dhe…
Debat i paparë për vrasjet e 21 janarit 2011! Preç Zogaj thotë se ato vrasje “u bënë me paramendim”! Lorenc Vangjeli shton më pas dhe bën Kasandrën: “Atë ditë mund të ishin vrarë dhjetëra e qindra,…
Sot, sistemi ndërkombëtar i sigurisë po përballet me një nga momentet më kritike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vlerësimet strategjike të trajtuara edhe në sgumë emisione si dhe në emisionin“360”…
Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?
Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?
Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?
Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?
Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie
Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal
Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates
Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…
Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori…
