Nga Kosova drejt Gjermanisë çdo ditë me autobus, “Shpejtimi” tregon destinacionet dhe çka ndalohet të bartet në udhëtim
Udhëtimi me autobus është një nga udhëtimet më të dashura për shumëkë.
Këto aventura bëhen akoma më interesant kur ndodhin për orë të gjata, kur kalohen shtete të ndryshme, deri në destinacionin final.
Një udhëtim të tillë nëpër shtetet e Evropës, sidomos aty ku ka shumë shqiptarë, e ofron edhe kompania turistike, “Shpejtimi”.
Në një bisedë për Telegrafin, një nga anëtarët e stafit të kësaj kompanie, Hasan Hajdari, ka ndarë detaje rreth formës se si funksionon një udhëtim me autobus dhe ku janë destinacionet e tyre.
“Nisjen prej qyteteve të Kosovës, e ka prej të gjitha qyteteve, kurse në Gjermani
shkon në Raubling, Munhen, Augsburg, Ulm, Shtugart, Elbron, Mannheim dhe Frankfurt. Nisje të rregullta ka çdo ditë, nga të gjitha qytetet e Kosovës, gjithashtu anasjelltas edhe nga Gjermania, qytetet të cilat i ceka.
Në autobusat e kompanisë Shpejtimi ka internet "starlink" gjatë gjithë rrugës, ku është "free", ka mbushës të telefonave, ulëse komode dhe mbi të gjitha ka respekt maksimal për pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë "Shpejtimi" ka thënë Hajdari.
Po ashtu, nga “Shpejtimi” kanë treguar edhe gjërat që nuk lejohen me u bartë me autobus, duke nisur nga cigaret dhe llojet e ushqimeve.
“Probleme nëpër dogana përballemi me gjëra të cilat nuk lejohen, sidomos ato ushqimore, të cilat i marrin pasagjerët edhe cigaret. Gjatë gjithë kohës ne i paralajmërojmë që janë të ndalura, mirëpo, funksionon ende kjo pjesë e marrjes së këtyre gjërave. Gjëja kryesore, pra, që është e ndaluar është cigarja, të cilën e marrin shumë pasagjerë, pastaj, janë gjërat ushqimore, djathëra, turshitë e këto gjëra. I ndaluar me u bartë me autobus rreptësisht është edhe mishi” theksoi ai.
Ndër tjera, Hajdari foli edhe se sa duhet qëndruar në Evropë dhe se çka ndodh nëse kalohet afati i qëndrimit./ Telegrafi/
