Kurti për Deharin: Edhe 10 vjet më vonë nuk e dimë emrin e vrasësit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe dhjetë vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende nuk dihet emri i vrasësit dhe askush nuk është vënë para drejtësisë për këtë rast.
Në akademinë përkujtimore për Deharin, Kurti tha se ndaj tij është kryer krim që nga dita e arrestimit, më 29 gusht 2016, deri në vdekjen e tij më 5 nëntor të po atij viti.
Ai kritikoi mënyrën se si janë zhvilluar hetimet, duke theksuar se gjatë rastit janë ndërruar pesë prokurorë dhe se institucionet e sigurisë e drejtësisë kanë dhënë konstatime para përfundimit të hetimeve.
Kurti: 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit ende nuk dihet emri i vrasësit
“Mbi Astritin është kryer krim prej ditës kur është arrestuar e deri atëherë kur e vranë, këtu e 10 vjet më parë. Jemi tronditur të gjithë atë ditë kur e arrestuan Astritin, më 29 gusht të vitit 2016. Jemi tronditur të gjithë kur e akuzonin pa aktakuzë, kur e mbanin në burg pa e intervistuar, dhe jemi tronditur tepër shumë, kur na thanë se nuk do ta shohim më… Sot, dhjetë vjet më vonë ne ende nuk e dimë emrin e vrasësit, ndërkohë që pesë prokurorë janë ndërruar përgjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij u patën nxituar institucionet e sigurisë e drejtësisë të japin konstatime para hetimeve. Sot e asaj dite askush nuk është akuzuar, arrestuar, gjykuar e dënuar për rastin e Astrit Deharit… Padrejtësia nuk godet vetëm në të tashmen, por në të gjithë të ardhmen që mund të ndërtojnë njerëzit e lartësisë dhe thjeshtësisë së Astrit Deharit. Nëse ne ia mbërrijmë ta vendosim drejtësinë për Astritin, ne do të kemi korrigjuar shumë humbje që ka pësuar populli ynë nëpër dekada, humbje në njerëzit më të mirë. Vonesa jonë si shoqëri e komb vjen nga fakti se më të mirët janë flijuar për ne, meqë në çdo formë cinike regjimi ka goditur në më të mirën” , tha Kurti.
Në këtë akademi, miku i Astrit Deharit, Egzon Haliti, kujtoi përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, si dhe bindjet e tij politike e shoqërore.
Haliti: Astriti kishte bindje të forta politike
“Përveç se ka qenë jashtëzakonisht solidar dhe njerëzor, Astriti ka pasur thellësi dhe bindje të forta politike, të cilën e vëreja nga diskutimet e përditshme dhe literaturat e ndryshme që m'i propozonte për lexim… Një nga dëshirat e tij, që ma ka përmendur disa herë, tregon më së miri se kush ishte ai në thelb. Ai planifikonte që pas diplomimit në mjekësi, të formonte një grup mjekësh vullnetarë dhe të bënte vizita sistematike, sidomos në fshatrat e thella, për t'u shërbyer njerëzve në nevojë dhe familjeve të varfra, që e kishin të vështirë qasjen në shërbimin mjekësor. Mendoj se kjo dëshirë e tij është themeli i pikëpamjeve të tij politike. E bënte të lumtur shërbimin ndaj të tjerëve. Edhe brenda organizimit politik, Astrit Dehari u vra më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit, ku paraprakisht u lajmërua vrasja e tij në Kuvend të Republikës së Kosovës me togfjalëshin "Kujdes, mos e vrani veten". Dhe këtë duhet ta kujtojmë e theksojmë: nuk duhet ta ndalim përpjekjen tonë deri në zbardhjen e vrasësve dhe nxitësve të kësaj vrasjeje. Ai është dëshmor i cili u angazhua çdo ditë për demokratizimin dhe progresin shoqëror” , tha ai.
Edhe bashkaktivistja e Deharit në Lëvizjen Vetëvendosje, Rina Zhitia, kujtoi guximin dhe solidaritetin e tij gjatë përballjeve me aparatin shtetëror.
Ajo tha se Dehari u jepte kurajë bashkaktivistëve edhe në momentet më të vështira, ndërsa ka theksuar se kërkesa për drejtësi do të vazhdojë.
Zhitia: Astritin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri, kërkojmë drejtësi për të
“Nuk kanë qenë të rralla momentet kur jemi përballur me dhunën e aparatit shtetëror, teksa shprehnim rezistencën tonë politike e qytetare ndaj veprimeve të dëmshme që po ndërmerreshin ndaj Kosovës. E në ato momente kam njohur guximin e Astritit. Astriti ka ditur me ta mposht frikën. Me të frymëzuar me guximin e vet, me të bërë me qesh edhe kur s'ka qenë aspak e lehtë. Humori i tij në ato çaste na tregonte se frika nuk e kishte kurrë fjalën e fundit. E kam takuar shpesh dhe kemi biseduar për dilemat që i kam pasur, disa prej atyre bisedave më vijnë ende në ndihmë në situata pasigurie… Astritin do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri. E po me atë këmbëngulje do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të” , tha ajo.
Si pjesë e aktiviteteve në nderim të Astrit Deharit, sonte bëhet ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari” dhe mbahet nata përkujtimore me temën “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”.
Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq më 5 nëntor 2016, në moshën 26-vjeçare, derisa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në gusht të atij viti. Vdekja e tij në paraburgim nxiti reagime dhe protesta, ndërsa rrethanat e rastit vazhduan të jenë objekt hetimesh dhe kërkesash për zbardhjen e së vërtetës.
Ekspertiza fillestare e institucioneve vendore e kishte cilësuar vdekjen si pasojë të asfiksisë së shkaktuar nga vetë ai, ndërsa ekspertiza e mëvonshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ngriti dyshime mbi këtë përfundim, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së një personi tjetër.
Në vitin 2019, hetimet për vdekjen e Deharit kaluan nga Prokuroria Themelore në Prizren te Prokuroria Speciale e Kosovës. Familja Dehari ka kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij dhe vendosjen e përgjegjësisë për rastin.
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike. Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë…
Aktivistët kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare të shtunën në Prishtinë kundër vrasjes së grave, me ç’rast pritet të bllokohen të gjitha rrugët e kryeqytetit. Ndërkaq, sot aktiviteti do…
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar sot nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., dy ditë pas sekuestrimit të 37 kilogramëve narkotikë në një aksion nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe delegacionin e udhëhequr prej…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit…
Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, kësaj radhe në fushën akademike. Artisti ka bërë të ditur se nga sot mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, pasi ka…
Deputetja Teuta Haxhiu ka ndërmarrë një aksion simbolik në Kuvend, duke vendosur mbi karriget e ministrave fotografi që paraqesin gjendjen e uniformave të dëmtuara të Policisë së Kosovës. Pas këtij aksioni, Haxhiu i ka drejtuar një…
Aktivistja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina, ka deklaruar se nuk do të ndalen së protestuari derisa të gjithë personat që, sipas saj, kanë kontribuar në rrethanat që çuan në vrasjen e Arlinda Zekajt, të…
Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti të enjten pretencën për dosjen "Plumbi i Artë", një nga proceset më të rënda kundër krimit të organizuar në…
Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë…
Me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin Ministerial…
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të…
Grupi punues për hartimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mblidhet sërish të shtunën. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i këtij…
Deputetja e Aleancës Albana Bytyqi ka ngritur shqetësimin nëse do të ketë rrymë mjaftueshëm gjatë dimrit kur konsumi shënon rritje të ndjeshme, ndërsa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se janë duke koordinuar…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën, nëse rënia e çmimeve në tregun botëror nuk reflektohet edhe në tregun e…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026, i publikuar më 4 nëntor, konfirmon progresin e arritur në fushat që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj. Ndër të arriturat…
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës dhe kryesues i radhës i OSBE-së, Ignazio Cassis, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me presidenten Justina Shiroka Pula dhe me zëvendëskryeministrin e parë e…
Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka thënë se komuniteti akademik nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për përplasje politike, duke shtuar se rektori,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në…
Një debat mes ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është zhvilluar sot në Kuvend mbi përvojën politike të…
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë një vendim përfundimtar për vdekjen e Astrit Deharit, 10 vjet pas ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në një deklarim para objektit…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe njëherësh kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar drejtësi për të dhe përgjegjësi institucionale për zbardhjen e rrethanave të…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në foltoren e Parlamentit ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre. Ajo ka thënë se…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar performancën e institucioneve të Kosovës, duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian. Duke folur në…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit, dhjetë vjet pas vdekjes së tij. Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se përcaktimi i përgjegjësive…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëherësh ushtron detyrën e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian. Duke folur në hollin e Kuvendit të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se edhe 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, familja, bashkëpunëtorët dhe qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi për…
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se është i bindur që Astrit Dehari është vrarë, duke kundërshtuar versionin se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kryer vetëvrasje në Qendrën e…
Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka vlerësuar Matthew Palmer, duke folur për ndikimin e…
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Hamza ka thënë se asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë dhe…
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave. Takimi po mbahet pas insistimit…
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën, në raportin e progresit për vitin 2026, të përkthehen në veprime konkrete, me fokus në financimin dhe respektimin e autonomisë…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 ka nxitur dy lexime krejt të kundërta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas pranimit të raportit, kërkoi që Kosova të marrë sa më…
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i komisionit parlamentar hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, kërkon që zyrtarët përgjegjës për dështimet institucionale të shkarkohen. “Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha…
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën 2026 të publikuar të mërkurën, shpreh shqetësim për gjuhën e ashpër që zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave. Raporti thotë…
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026. I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës…
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të presë sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me rastin e këtij përvjetori, gjatë ditës do të organizohen…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të partisë, kur të mbahen zgjedhjet. Në një intervistë në Kanal 10 , Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe…
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Presidentja pret në takim zv.kryeministrin Damka, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në institucione
Debate në Kuvend për pagën e 13-të, miratohen rishikimi i buxhetit dhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë
Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro
Filozofia politike si të jetojmë së bashku
Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane
Kush mund të aplikojë për t
Vrasja e femrave nuk është zakon i traditës shqiptare
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një…
Modelja e njohur Lori Harvey ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi nga sauna, ku shfaqet e…
