TË FUNDIT

Nga 8 tetori bllokohen dhe largohen me auto-merimangë automjetet që pengojnë trafikun në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga 8 tetori 2026 do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj automjeteve që nuk respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalizimin horizontal e vertikal.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndalja apo parkimi i automjeteve në vende ku pengohet qarkullimi dhe qasja e lirë e pjesëmarrësve në trafik nuk do të lejohet.

Automjetet që do të konstatohet se pengojnë qarkullimin do të bllokohen dhe zhvendosen me auto-merimangë, në përputhje me rregullat në fuqi.

Komuna ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut nga të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *