Nëse dhimbja e PDK-së do të ishte e vërtetë, ajo do ta dinte edhe se ku është urgjenca
Nëse udhëheqja e PDK-së do të ndiente vërtet dhimbje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, para së gjithash do të duhej t’i rendiste në mënyrë logjike prioritetet e veta politike dhe juridike.
Sepse këtu po përzihen dy çështje që, nga pikëpamja juridike, nuk janë e njëjta gjë: ligji është një çështje, ndërsa aktgjykimi konkret gjyqësor është një çështje krejt tjetër.
Ndryshimi ose shfuqizimi i ligjit që rregullon veprimtarinë e Dhomave të Specializuara është çështje e pushtetit legjislativ dhe e rendit juridik për të ardhmen. Me këtë ndryshohet ose shfuqizohet kuadri juridik mbi bazën e të cilit funksionon një institucion.
Aktgjykimi, ndërkaq, është një vendim konkret gjyqësor. Ai nuk e humb automatikisht fuqinë juridike vetëm pse një ligj është ndryshuar ose shfuqizuar. Kundër një aktgjykimi konkret ekzistojnë mjetet përkatëse juridike, procedurat përkatëse dhe afatet e përcaktuara me ligj. Këto afate nuk pezullohen vetëm pse një parti politike vendos të zhvillojë një fushatë zgjedhore për ndryshimin ose shfuqizimin e një ligji.
Pikërisht këtë duhet t’ua shpjegojë PDK-ja qytetarëve:
Çfarë synon të arrijë juridikisht PDK-ja me ndryshimin ose shfuqizimin e ligjit dhe çfarë synon të arrijë përmes ushtrimit të mjeteve juridike kundër aktgjykimeve konkrete?
Sepse njëra nuk mund të zëvendësojë tjetrën.
Edhe roli i Presidentit duhet të shihet brenda së njëjtës logjikë juridike dhe jo të keqpërdoret si argument absolut politik.
Sipas nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, një ligj i miratuar nga Kuvendi i nënshtrohet procedurës së shpalljes së përcaktuar me Kushtetutë. Presidenti mund ta kthejë ligjin një herë në Kuvend për rishqyrtim, brenda tetë ditësh. Nëse Presidenti nuk merr vendim brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur. Nëse Kuvendi e miraton përsëri ligjin e kthyer me shumicën e kërkuar, edhe atëherë konsiderohet i shpallur.
Prandaj, nga pikëpamja juridike, nuk është e saktë të thuhet se pa Presidentin e shtetit një ligj i tillë është automatikisht i pamundur.
Por pikërisht këtu shtrohet pyetja më e rëndësishme:
Pse PDK-ja nuk e përqendron vëmendjen e saj te ajo që është juridikisht urgjente për katër njerëzit për të cilët pretendon se po lufton?
Pyetjet janë të thjeshta:
Cilat hapa konkretë juridikë i ka ndërmarrë PDK-ja për t’i mbështetur mbrojtjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në ushtrimin e mjeteve të tyre juridike?
Çfarë ka bërë konkretisht për t’u siguruar atyre që të mos humbet asnjë afat i përcaktuar me ligj për ushtrimin e një mjeti juridik?
Çfarë efekti konkret juridik pret PDK-ja nga ndryshimi ose shfuqizimi i ligjit në raport me aktgjykimet konkrete që tashmë janë nxjerrë?
Pse PDK-ja po përpiqet ta krijojë përshtypjen se Albin Kurti është pengesa kryesore juridike, kur aktgjykimet konkrete kundërshtohen përmes mjeteve përkatëse juridike dhe brenda procedurave gjyqësore të përcaktuara me ligj?
Dhe pyetja më e thjeshtë nga të gjitha:
Nëse kjo çështje është vërtet kaq urgjente për PDK-në, pse fushata e saj zgjedhore kundër Kurtit dëgjohet më shumë sesa veprimet konkrete juridike për mbrojtjen e të drejtave të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit?
Apo vërtet besoni se krerët e PDK-së janë aq naivë sa të mos e dinë se afatet e përcaktuara me ligj nuk i presin kalkulimet e tyre partiake?
Nëse PDK-ja vërtet konsideron se aktgjykimet kundër tyre janë të padrejta, atëherë energjia e saj duhet të përqendrohet te mbështetja e mbrojtjeve, respektimi i afateve të përcaktuara me ligj dhe shfrytëzimi i të gjitha mjeteve juridike që i ka në dispozicion.
Ligji mund të ndryshohet ose të shfuqizohet. Aktgjykimi, ndërkaq, mund të kundërshtohet vetëm përmes mjetit juridik përkatës.
Kaq i thjeshtë është ky dallim juridik.
Dhe pikërisht për këtë arsye është e vështirë të kuptohet pse PDK-ja vazhdon ta paraqesë njërën si zëvendësim për tjetrën.
Prandaj, strategjia e saj ngjan më shumë me një kalkulim politik sesa me një strategji serioze juridike. Sepse, në vend që të flasë për afate të përcaktuara me ligj, për mjete juridike dhe për procedura konkrete gjyqësore, ajo përpiqet ta zhvendosë të gjithë debatin te një fajtor politik me emrin, Albin Kurti.
Por qytetarët nuk janë të detyruar ta pranojnë këtë përmbysje të logjikës politike, juridike, etike dhe morale.
Ligji nuk është aktgjykim. Shfuqizimi i ligjit nuk është ankesë. Ndërsa fushata politike nuk është mjet juridik.
Nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë vërtet kaq të rëndësishëm për PDK-në, atëherë le të tregojnë krerët e saj se çfarë kanë bërë konkretisht për ta.
Sepse ai që ndërmerr hapa konkretë juridikë mund t’i tregojë veprimet e veta. Ai që nuk ka çfarë të tregojë, zakonisht e drejton gishtin nga dikush tjetër.
Në fund, qytetarët e Kosovës do të vendosin vetë se kush po lufton vërtet për këta njerëz dhe kush po e keqpërdor fatin e tyre si instrument politik.
Ndërsa ti, Lirim Mehmetaj, mund të lehësh tërë ditën si qen.
Por problemi nuk zgjidhet me zhurmën e lehjes.
Problemi është se as lehja më e zhurmshme nuk mund ta fshehë hipokrizinë dhe cinizmin tënd politik.
Për të qenë objektivë, të sinqertë dhe mirënjohës, Kosova është çliruar më 12 qershor 1999 nga ushtritë e vendeve kryesore të NATO-s, më së pari nga ushtria e SHBA-së! Po të ishte për 12.000-20.000…
Përparimi i Shqipërisë mbetet ende shumë larg ndaj pritshmërive të kohës dhe, për më tepër, larg ritmeve të shteteve me kushte të pëafërta me ne. Stabiliteti ekonomik e politik, konsolidimi i shtetit të së drejtës,…
Transformimi i strukturës moshore të popullsisë së Shqipërisë gjatë periudhës 1990–2026 përbën një nga ndryshimet më të thella demografike të shoqërisë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore….
Meqenëse gjykata ka konstatuar se janë provuar krimet ndaj 96 të vrarëve, 49 personave të trajtuar mizorisht, 303 personave të torturuar dhe 385 personave të ndaluar arbitrarisht, atëherë këtu nuk bëhet fjalë vetëm për…
Kuvendi votoi pro ndryshimeve për Gjykatën Speciale. Edhe Vetëvendosje dha votën e saj. Megjithatë, në vend që tensioni të binte, para institucioneve pati bllokim, mjete piroteknike, xhama të thyer, zjarrvënie dhe njerëz me maska. Pyetja tani…
Kjo pyetje prek një debat të madh në filozofinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. A thua fundi i Luftës së Ftohtë ishte fitore përfundimtare e demokracisë liberale, apo Frensis Fukujama këtë ngjarje e…
1.Mëngjesin kur e kaluam urën e Prishtinës, nga shiriti që vinte nga Mitrovica, “mbiu” një përzierëse betoni, me shpejtësi të pazakonshme. E di që makina jonë e blinduar, e rëndë sa një tank, u hepua në të…
Derisa partitë kanë rënë në hall se cilin ta kandidojnë dhe emërojnë për president, tashmë një figurë markante dita – ditës gjithnjë e më shumë po profilohet. Dhe kjo figurë tashmë është zoti Gucati,…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 91 vota pro. Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbështetën ndryshimet, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim. Por përtej debatit për…
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot dha një mesazh të rëndësishëm institucional. Me 91 vota për dhe asnjë kundër, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të…
Bota po hyn në një periudhë të re të pasigurisë strategjike. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kinës po krijojnë një realitet të ri, ku fuqitë e mëdha…
Kjo Fjalë e urtë kinezë e vënë si titull ka në original: `Kush bën keq në heshtje- paguan me zhurmë`, por unë e zëvëndësova me fjalën `skandal` sepse skandali bën një zhurmë shurdhonjëse që…
Materialet audiovizuale që kanë pushtuar me një intensitet të jashtëzakonshëm rrjetet sociale dhe ekranet shqiptare nuk mund të trajtohen thjesht si një tjetër histori rozë e showbizit shqiptar. Përmasat e përhapjes së tyre,…
Në Kosovë votohet Albin Kurti, sepse populli i Kosovës zgjedh alternativën më të mirë, atë alternativë e cila është vazhdim i projektit kombëtar , i zhvillimit të Kombit dhe i realizimit të demokracisë,shtetit ligjor,…
PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…
Një shqetësim që nuk duhet të heshtet Shoqëria shqiptare, në vendlindje dhe në mërgatë, po përballet me shumë sfida të natyrave të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, demografike e institucionale. Mirëpo, krahas…
Në diplomaci, një fotografi mund të zgjasë vetëm pak çaste, por kuptimi i saj kërkon më shumë kujdes. Kontakti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin amerikan Donald J. Trump, më 22 shtator 2026 në Nju Jork, u…
Nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodh brenda nesh. Janë ngritur në këmbë grupe, parti politike, veteranë, analistë e bajraktarë, fise e kumbarë, të gjithë në emër të Republikës, të shtetit e të…
Injoranti pretendon se di gjithçka, ndërsa i dituri me urtësinë e tij e pranon se është injorant në pafundësinë e paditurive.Sa më shumë i ditur të jetë njeriu , aq më shumë ai këron t’a shtojë dhe…
Vite më parë, PDK-ja u investua në zhbërjen e Gjykatës Speciale, për çka angazhoi diplomacinë, pagoi analistë vendorë e ndërkombëtarë, diplomatë të huaj, televizione vendore dhe rajonale…, dhe kur kjo dështoi,…
U bënë 17 ditë që rinia dhe qytetarët e Kosovës dalin me mijëra çdo ditë dhe çdo natë për të protestuar kundër dënimeve të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Dy…
– E para, rizgjedhja e Vjosës është meritë, jo privilegj partiak! – E dyta, rizgjedhja e Vjosës e përjashton Edi Ramën (kryeministër aktual i Qeverisë së Shqipërisë) që të përzihet në çështje të…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup, më 2 tetor 2026, e vendos edhe një herë Maqedoninë e Veriut përballë një pyetjeje strategjike: a do të arrijë vendi ta shndërrojë vëmendjen e Bashkimit…
Dinasti do të thotë një varg monarkësh, princërish, sundimtarësh ose udhëheqësish nga e njëjta Derë fisnikërie, të cilët sundojnë një vend ose mbajnë pushtetin brez pas brezi, dhe që ka bërë epokë e…
Ursula von der Leyen zhvilloi dje një vizitë në Kosovë. Ajo takoi ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, si dhe kryeministrin, Albin Kurti. Presidentja e Komisionit Europian në konferencën e shtypit së bashku me…
Te shqiptarët ekzistonte një ndjenjë e fshehtë se Rama dhe Vuçiq ishin marr vesh, si shenjë vëllazërie, se cili do të dorëhiqej i pari. Çdo njëri, pa zgjedhur mjetet, dëshironte që ta shmangte i pari dorëheqjen, edhe pse…
Shteti bashkëkohor luan rol qendror në organizimin e jetës publike. Ai e përbën kornizën institucionale dhe ligjore brenda së cilës ushtrohet pushteti politik dhe brenda së cilës qytetarët jetojnë, punojnë dhe marrin pjesë…
Qysh në fillim të këtij skandali apo të djegies si misionare apo transportuese për marrje dhe dhënie sekretesh shtetërore, është vënë re tendenca qeveritare për ta interpretuar Vlora Hysenin si një “manjake” apo pasionante…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë më 1 tetor 2026, erdhi në një moment kur Kosova po përballet me pasoja të rëndësishme politike dhe shoqërore të aktgjykimit të Gjykatës Speciale…
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jetë dokumenti më i ri i Komisionit Evropian, i cili parashikon anëtarësim gradual për vendet kandidate. Çfarë do të…
Xhafer Deva është etalon, shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Ashtu si shteti dhe kisha serbe, ashtu edhe propaganda antishqiptare serbo-sllave dhe ajo e komunizmit ideologjik shqiptar janë armiqt më të mëdhenj të…
Marrëveshja e arritur më 29 shtator 2026 ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë të 25 tetorit…
Kosova po hyn në një javë vendimtare për funksionimin e institucioneve. Data 6 tetor 2026 nuk është thjesht një afat politik, por kufiri kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet ta zgjedhë presidentin e Republikës. Këtë afat e ka…
Me rastin e 83 vjetorit të ekzekutimit të 49 qytetarëve grek në Paramithi nga nazistët gjermanë më 27 Shtator 1943 presidenti i Greqisë z.Tasulas akuzojë Shqipërinë dhe shqiptarët si bashkëpuntor të nazistëve gjermanë…
Kosova po hyn në një hapësirë të rëndësishme të dialogut akademik ndërkombëtar për paqen, kujtesën historike dhe të ardhmen. Më 25–27 tetor 2026, në Athinë, zhvillohet “1st Dialogues4Peace –…
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryesore të shtetit, institucioni që i siguron sistemit institucional të sigurisë kombëtare njohjen e mjedisit strategjik mbi të cilin mbështetet vendimmarrja, ka degraduar duke shfaqur një…
Kosova po hyn sërish në ditët kur politika nuk mund të fshihet pas deklaratave, akuzave dhe kalkulimeve partiake. Afatet institucionale nuk presin, ndërsa vendi ndodhet përballë një tjetër prove politike. Në këtë moment, pyetja nuk…
Situata aktuale ndërkombëtare në vitin 2026 nuk mund të reduktohet në një “përplasje të thjeshtë qytetërimesh”, edhe nëse korniza e Samuel Huntingtonit mbetet gjerësisht e debatuar nga ekspertët e diplomacisë….
Pika 1. „Kuvendi shpreh shqetësim.“ Gjykata nuk merret me shqetësimet e Kuvendit. Ajo merret me akuzat, provat dhe ligjin. Shqetësimi politik nuk është argument juridik, por ndërtimi asaj Gjykate nga vetë Kuvendi i Kosovës ka prodhuar procesin…
Gjykimet për krime lufte nuk mjaftojnë që një shoqëri të përballet me të kaluarën, thotë Denisa Kostovicova, profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE). Ajo i bëri këto komente duke folur për…
Në fund të shekullit të kaluar, kur Kosova ishte okupuar nga Serbia, atëherë kur populli përballej me ekzistencën për shkak të dhunës, segregacionit dhe shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, në përkrahjen e Dr….
Filozofja politike kërkon mënyra për të mbrojtur dhe forcuar demokracinë në përgjigje të kërcënimeve të burokracisë dhe tregut. Kundër thirrjes për udhëheqës të fortë, por edhe kundër pritjeve të…
Katër emra nga një listë më e gjatë: aktgjykimi i Hagës nuk i përgjigjet pyetjes se kush i vrau ata. Kuvendi i Kosovës miratoi më 28 shtator, me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, një deklaratë për…
Duke parë se në protestat 120-ditore të rinisë patriotike shqiptare, edhe pas 36 vitesh demokraci, protestat si kauzë kryesore kanë “Shqipëria etnike”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve” dhe “poshtë…
Në shoqëritë që kanë kaluar nëpër luftëra, konflikte etnike, represion politik dhe procese të papërfunduara të konsolidimit institucional, patriotizmi ka një peshë të veçantë emocionale. Ai nuk është thjesht…
E kujt është Shqipëria? Edi Rama, si sorosian i çmendur; si ballkanhapurian i tërbuar; si globalist i përvëluar, si internacionalist proletar i flaktë si Enveri…, më 25 shtator 2026, gjatë “fjalimit të tij historik” në…
Albin, nëse presidenti Trump nuk takohet me Ty në Nju-Jork ose në Uashington, mesazhi është më se i qartë, se atij i ka “mbetur hatri”, që nuk e keni rizgjedhur Presidente Vjosa Osmanin Vërtet, nëse doni president konsensual,…
Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar
Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates
Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal
Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?
Nëse dhimbja e PDK-së do të ishte e vërtetë, ajo do ta dinte edhe se ku është urgjenca
Tri duar të zgjatura për destabilizimin e Kosovës!
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Nicole Scherzinger është rikthyer në skenë pas një aksidenti të pakëndshëm, ku pësoi djegie të…
Prezantuesja e njohur britanike Tess Daly ka shijuar një mbrëmje të veçantë në shoqërinë e disa prej…
