Nenad Sostaric shpall listën e Kosovës për ndeshjet me Estoninë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Nenad Sostaric, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet ndaj Estonisë, të vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 23 dhe 24 tetor.
Ndeshja e parë është në program nga ora 20:00, ndërsa e dyta zhvillohet nga ora 17:00.
Grumbullimi i hendbollisteve të Kosovës do të bëhet më 19 tetor në Prishtinë.
Sostaric ka përfshirë në listë lojtare me përvojë, por edhe hendbolliste të reja, me synimin që Kosova të kalojë me sukses këtë raund dhe të sigurojë avancimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Botërorin 2027. /Telegrafi/
