Çiljeta reagon mes protestave në Tiranë: Do të doja të jetoja në një botë tjetër përcjell
Çiljeta Xhilaga ka reaguar me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat në Tiranë dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve të rinj kanë nxitur diskutime.
Përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, varfërinë, korrupsionin dhe urrejtjen mes njerëzve.
Ajo ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe se pushteti duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respekt për dinjitetin njerëzor.
Çiljeta ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, drejtësi dhe bashkëjetesë, duke nënvizuar se paqja nuk mund të ekzistojë aty ku njerëzit përballen me uri, frikë dhe poshtërim.
Megjithatë, ajo nuk e ka përmendur drejtpërdrejt protestën në mesazhin e saj.
Në fund, këngëtarja ka përcjellë një mesazh reflektues për mënyrën se si njerëzit zgjedhin të jetojnë dhe të trajtojnë njëri-tjetrin.
