TË FUNDIT

Në grevë punëtorët e sigurimit fizik në Fakultetin e Edukimit të UP-së

Punëtorët e sigurimit fizik në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës kanë hyrë në grevë nga sot, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ligjore nga kompania përgjegjëse.

Sipas punëtorëve, shkak për këtë veprim sindikal është mospagesa e pagave për muajin shtator, si dhe vonesat e konsiderueshme në pagesën e kontributeve pensionale në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Ata e kanë ndërmarrë këtë hap në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre shkeljeve, të cilat, sipas tyre, cenojnë të drejtat e punëtorëve dhe obligimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës. Punëtorët kërkojnë përmbushjen e obligimeve financiare dhe ligjore nga kompania, përfshirë pagesën e pagave të papaguara dhe rregullimin e kontributeve pensionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *