TË FUNDIT

Në gjendje të dehur dhe me marihuanë në veturë, shoferi nga Tetova përplasë tre 16 vjeçarë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Më 24.10.2026, rreth orës 22:20, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, një automjet i tipit „BMW”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.S. (42) nga Tetova, ka goditur tre të mitur 16-vjeçarë, të gjithë nga Tetova.

Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por pak më vonë është gjetur dhe ndaluar në rrugën „Nikolla Tesla”.

Gjatë testimit për alkool, te ai janë konstatuar 2,22 promilë alkool në gjak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur tri paketime me marihuanë.

Pas kësaj, ai është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Nga aksidenti, njëri prej të miturve ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime trupore.

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipi i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shoferit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *