TË FUNDIT

Napoli, nuk ka asnjë ultimatum, De Laurentiis konfirmon besimin te Allegri dhe në janar do ketë 3 përforcime

Kuadri është kritik dhe jo rastësisht Aurelio De Laurentiis u vu në lëvizje. Bëhet fjalë për Napolin që po kalon momentin më të vështirë me Allegrin në pankinë; humbja ndaj Portos nxori në pah të tjera probleme teknike dhe një skuadër të përçarë.

Situata nuk është e lehtë për t’u zgjidhur, por në horizont nuk ka asnjë revolucion. Sfida me Lazion që do të luhet mesditën e së dielës ka një rëndësi jetike, por nuk konsiderohet si shansi i fundit për askënd, as për trajnerin e as për lojtarët nga De Laurentiis.

Sipas të përditshmes italiane, ‘Il Mattino’, skuadra ka shumë vend për përmirësime dhe të gjithë objektivat janë të arritshëm. Një mesazh në formën e komunikatës ka edhe për skuadrën, së cilës i kërkohet që të rigjejë unitetin. De Laurentiis ka besim dhe pozicioni i vetë Allegrit është i sigurt. Por sigurisht që trajneri pret një ndihmë nga merkatoja e janarit.

Sipas asaj që publikon ‘Corriere dello Sport’, shumë gjëra do të varen nga largimet nga skuadra, por në program është kryerja e 3 blerjeve të reja. Përsa iu përket largimeve, Lucca dhe Lang janë me valixhe në duar ndërkohë që për t’u vlerësuar janë edhe pozicionet e Anguissa dhe Rrahmanit, të cilët kanë qenë zhgënjyes në këtë fazë të parë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *