Musa: BDI-ja u largua nga seanca për Alta Bankën, shqiptarët meritojnë sqarime
Nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja, Mimoza Musa, ka reaguar pas largimit të deputetëve të BDI-së nga seanca ku po diskutohen çështjet që lidhen me botën serbe, Alta Bankën dhe AS Senjakun.
Musa ka kërkuar transparencë dhe sqarime të plota, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e largimit të BDI-së nga seanca.
“Kur përmenden bota serbe, Alta Banka dhe AS Senjak, shqiptarët meritojnë sqarime të plota dhe transparencë. Por BDI-ja zgjedh të largohet nga seanca. Rastësi apo mungesë gatishmërie për t’u përballur me pyetjet?”, ka shkruar Musa.
Ajo ka theksuar se qytetarët meritojnë përgjigje dhe jo shmangie nga përgjegjësia, duke shtuar se kush nuk ka çfarë të fshehë, nuk duhet t’u ikë pyetjeve.
