Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 12 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugës “12 Qershori”.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
Kjo ndërprerje vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/
