Mulla baushtella
Nuk është politika për me u marrë njerëzit me social. Për dikë që mendon dhe pret qe shteti me ia u zgjidhë problemet, sepse kështu prodhohet varfëria. Prodhohet ajo nga keni ardhe ju, prej zori, për vete dhe jo për neve.
Ashtu siç e prodhuat Albin Kurtin dhe tash vuajmë nga koncepti i tij varfënjak po aq sa ky Hoxha diplomato/baushtell.
Po te ishte i sukseshëm “Mulla Baushtella” në jetën e vet, atëherë do të duhej ti besonim qe ky njeri na i ndreq edhe neve sendet dhe mirêqenjen sepse ka ditë për veti. Dhe dinë edhe për ne. Njejtë edhe Albin Kurti…
Ata tash kanë miliona euro në dispozicion. E ju që ju ndihmuat atyre… fetarë, kllosharë dhe besimtarë të tulifar ëndrrave, tash e kapni mistrinë në dorë.
E kishit një punë Hoxhë i dashur. Tash i keni dy, apo edhe më shumë. Dhe nëse doni ndryshim, i bie që i keni tri punë, që asnjëren se kryeni mirë. As hoxhen, as diplomacinë, as baushtellën e rrjedhimisht as ndryshimin. Me fal, se qenkan 4 punë tê pa kryera.
Këtu lutjet nuk kryejnë punë. As pishmani.
Nuk është politika për raste sociale. Madje as për Hoxhë, se lemo për politikë. Nuk eshte politika zgjidhje e problemeve personale, por shoqërore dhe të komunitetit. Ty “Mulla Baushtellë” mirë po të rrika mistria, se ti nuk ishe as me fe, as me politikë, me gjasë që as me mistri e politike, por zori çkas po të shtike.
Por politika nuk êshtë zor. Eshtë diçka mbi zoret, emocionet e besimet e ideologjitë.
Tash e sheh çka është edhe djersa. Se ske punu hala sa duhet.
Ti dhe njerëzit si ju e keni pasë për një rrogë. Qaq. Por kopallat për ditë më të mira nuk i ndalët deri sot, nga dëshprimi, sollët vetëm dëshprim dhe skamje.
Andaj mos na e teshni, se ke ardhë në këtë botë e jeni futë në politikë për me na e zgjidhë neve problemet. Kjo sidomos pa ja zgjedhë problemet vetit mas pari.
Politika është lluks, dhe për ata njerëz tê suksesshëm qe i kanë ndreq punët e veta dhe hyjnë për të na i ndreq edhe neve…
E ju kur si zgjidhni as problemet tona, as të Glaukut e Albinit e kapni mistrinë dhe vajtoni se si duhet ti mbajmë 4 fëmijë.
Madje mos tê hyjë se njerëzit e pasuskseshëm në punët e veta, apo profesionet, qe ia u merr mendja me pasë sukses për punët tona, ata zakonisht, ose janë “naksa”, diçka të mangët, ose hajduka, mashtrues dhe dilinxhi, sepse pa ndonje sukses ne jetë te vetën me besu ose me premtu se ma sjell suksesin edhe mua dhe sidomos popullit eshte shenjë e fundërrinës njerëzire, akademike, profesionale e fetare.
Andaj tash… mirë se erdhe Hoxhë në botën tënde, të Glaukut e Albinit qe duke e luftuar mjerimin na sollët bashke me mjerimin edhe dëshprimin.
Ju jeni thjeshte te mjerë të padishëm dhe papaka, qe nga mendja madhe na morrët në qafe edhe neve, edhe ata qe te pasojnë.
Paç fat. E ishalla po shpëton ti e familja, se na ma keq skemi qene kurrë prej se mbajmë mend nva Pavarësia e vendit.
Na se kemi lluksin me qene edhe Hoxhë, edhe Diplomat edhe Baushtellë… si ti.
Faleminderit për këtë nasihat.
Ti je edhe supermen. Perpos tjerave. Shoresoj se te del rroga e baushtellës për 4 fëmijët tuaj.
#albanologji #mullabaushtella
