Muhamed Halili: EPSTEIN-at e politikave shqiptare
U bënë tashmë disa ditë që “liderët” shqiptarë në Maqedoni, posaçërisht ata të opozitës, që nga orët e hershme të ditës e deri në muzgun e vonë me statuse në facebook, në tik tok, intervista në portale, protesta për provimin në jurisprudencë në gjuhën shqipe me të drejtë të organizuara nga studentët por të keqpërdorura nga liderët opozitarë, nuk e largojnë nga goja” luftën e tyre” për forcimin e statusit të gjuhës zyrtate shqipe në Republikën e Maqedonisë në përputhje me Amandamentin 5 të Kushtetutës së vendit që doli nga Marrëveshtja kornizë e Ohrit.
Natyrisht kësaj valleje i prinë lideri I BDI-së, i konvertuar më vonë në “Kryeimam” shqiptar të Zajazit dhe lider politik i “mirënjohur botëror” shqiptar Ali Ahmeti, nipi dhe djali i Ahmetajve të cilët i sollën pasuri familjes dhe famë me mullirin e tyre të famshëm kurse” famë” kombëtare kombit me “Jo”-në historike të djalit dhe nipit të tyre (ngjajshëm siç veproi Titon me Stalinin!) drejtuar isht Sekretarit të NATO-s Xhorxh Robertson, ish Presidentit të SHBA Xhorxh (W) Bush, pastaj Klintonit,ish kryeministrit shqiptar Ilir Meta dhe të gjithë “miqëve ndërkombëtar” por edhe të gjithë “vëllezërve” tanë shqiptarë Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Ismail Kadare për ndërprerjen e konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001 që sipas Abazit kishte “synim” për ti “përzënë” slavët e ardhur nga Karpatet në trojet tona dhe për ti “bashkuar” tokat shqiptare, ashtu siç “patrioti” i kishte deklaruar të famshmes “News-week” në vitin 2001.
Por, ja që ndodhi,që përveç Menduhit i cili Aliut nuk ia pranoi “luftën” sepse ,thoshte ai, ishte drejtuar kundër PDSH-se dhe e rrëzoi nga pushteti, doli analisti Dritan Goxhaj, me mendje eruditi dhe dije botërore nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë, dhe deklaroi se ai si kolonel i ushtrisë shqiptare, bashkëluftëtar i Aliut, pjestar i UÇK-së ,ka ardhur në përfundim se Aliu e paska “bërë një luftë kadrovike”( që do të thotë zbrit Ti të hypi unë) dhe e paska tradhëtuar luftën e UÇK-së.
Asnjë shqiptar në Maqedoni nuk do të pranonte të bëjë luftë për forcimin e integritetit unitar të vendit poqese Aliu nuk e gënjente se ajo bëhej për forcimin e të drejtave të tyre kombëtare e gjuhësore, nëse jo edhe për bashkim kombëtar, siç fillimisht deklaronte ai!
Në fakt ,sipas veprës që koha e dëshmoi, ka elemente që “lufta kadrovike” e Alisë synim ta kishte pasur largimin e PDSH nga qeveria,por synimi përfundimtar ka qenë të zhduket PPD-ja nga skena politike.
Ti bre xhaxhi më the ta zhdukim PPD-në i thot Aliu Arbenit në debatin e vetëm televiziv në TVM mes Aliut dhe Arbenit dy vite pas konfliktit.
Dhe, PPD nuk ka më. U realizua plani.Aliu edhe më vonë e vazhdoi luftën e tij kundër PPD-së. Burgosi aktivistat e saj, i urdhëroi disa gjykatës partiak të Apelacionit të Gostivarit të bëjnë veprime të çuditshme juridike për zhdukjen definitive të PPD-së.
Shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike, thoshte Aliu në televizione atëherë..
Të ju përkujoj se atëherë ne ishim dy parti politike:PPD dhe PDSH.
Po ç’të dreqin , o Ali, të detyroi ta bëjsh të tretën-BDI-në?
Athua me të vërtet Aliut i djeg në zemër gjuha shqipe apo pushteti i humbur dhe priivilegjet e shumta që ai i dhe familjarët e tij i gëzonin gjatë kohës së shtypjes që ua bënte shqiptarëve në koalicionet e tija famëkeqe herë me Gruevskin e herë me Zaevin?
Pushtetarët numrojnë se në kohën e sundimit të BDI-së, në kohën e pesë ministrave shqiptarë të dikasterit të drejtësisë në Maqedoni studentët provimin e jepnin në maqedonisht dhe jo në gjuhën minoritare 20%!
Por e drejta është e drejtë dhe ligji duhet të zbatohet!
Fatkeqësisht në këto protesta ku studentët me të drejtë kërkuan që sipas Kushtetutës dhe ligjit për gjuhët ta ruajnë të drejtën e provimit në gjuhën shqipe u infiltruan edhe disa epsteina të politikës shqiptare nga rradhët e BDI-së dhe koalicionit AKI, si ministra e deputetë pezdevenga e edepseza, funksionarë partie pa fije morali dhe fjalori njerëzor, të cilët, në vend që t’ju jenë mirënjohës nënave shqiptare për kontributin e tyre gjatë luftës, kërkonin t’i dhunojnë ato; pastaj aty morën pjesë ish ministra edepsëza, pa fije morali,që dikur, sipas “bombave” të Zaevit të cilat Alija dhe Zaevi i ndaluan së emetuari pasi e kryen punën e tyre të rrëzimit të qeverisë dhe ardhjes së tyre në pushtet, hartonin lista të femrave tetovare dhe atyre tjerave në përgjithësi ,për t’i përdhunuar, që sipas të dhënave të tyre ishin të “asaj dore”, lista të të rinjëve që duhet burgosur se duan të formojnë parti politike, dhe punë tjera të ndyta në pafundësi.
Hiç më mirë nuk ndodhë në Kosovë e Shqipëri.
Berisha, nga lakmia për para dhe pushtet gati çdo ditë pëllet nëpër rrugë se don të bëjë qeveri dhe manipulon me masat popullore, ndihmoi xhelatin Millosheviq me naftë që ta pushtojë Kosovën, deshi ta bombardojë jugun e vendit në vitin 1997 me rastin e trazirave politike nga lakmia për pushtet, e ngriti në ajër Gërdecin së bashku me Fatmir Mehdiun dhe djalin e tij Shkëlzen Berishën, e reja e tij jetonka në luks të paparë, dhe sahati i një familjari kushtonka 30 mijë euro,etj, etj
Të mos i përmendim lëndët e SPAK-ut, Erion Veliajn, Belinda Ballukun, që rrezikojnë të bëjnë tërmetin në Shqipëri dhe ta hapin kutinë e Pandorës për luftën kundër korrupsionit ndër udhëheqsit e lartë shtetërorë, Metën dhe kryemadhen e tij të divorcuar që opozitarët thonë se finansohen nga oligarkë rus
Kosova storje e posaçme.
Titistët si Isa Mustafa dhe ish bashkëpunëtori i intelegjencies franceze Hashim Thaçi bashkësisë ndërkombëtare i demonstruan aftësi për kompromise me nënshkrimin e një marrëveshtjeje për krijimin e një Asociacioni të shtetit dhe kishave sërbe në Kosovë..
Opozita kosovare për mjerim: shërbetore e Grenellit dhe Vuçiqit për zhbërjen e Kosovës si shtet.Albini nuk e do Serbinë dhe nuk mund të jetë kryeministër. Nuk e do Serbinë të hyjë në BE pa kushte.
Ashpër reagon “lideri” shqiptar i Maqedonisë, ai i Open Ballkanit.
Nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë BE, nuk mund asesi! Jo nuk mundet!
Pas kësaj Vuçiq i del në mbrojtje Aliut, ia kthen borxhin; Vlen dëshiron Aliu t’ i humb zgjedhjet lokale në Maqedoni. I dhimbet Vuçiqit Aliu.
Ramushi natë e ditë e ëndrron postin e presidentit. Edhe Vjosa e ka lakmi këtë post sepse ishte e sukseshme.
Grenelli i çmoi lartë aftësitë shtetërore të saja.
Donal Trump e bërë anëtare të Bordit të paqës dhe i tha:
Alo, Vjosa!
Alo, poqese të ndodh diçka, një cingër mua dhe puna u sos! Vetëm një cingër e hiç më tepër.
Kam blerë për një euro një hektar tokën e katundarëve të mij, më zgjidhni president.
Kurti nuk është patriot, e ka pasur një dashnore serbe dikur , e ka një grua shumë të shkolluar norvegjeze që jeton atje, në Oslo,kurse Anita e tij edhe pse katundare jetonka në Gllogjan dhe na qenka shqiptare! Ky na qenka kriterium për tu bërë President në Kosovë.Të jetojsh në Gllogjan!Budallalëqe ordinare!
Të mos i përmendim Metën dhe kryemadhen e tij të divorcuar që opozitarët thonë se finansohen nga oligarkë rus!
Ky është realiteti politik shqiptar në Ballkan ku politikanët e plaçkisin popullin e tyre.
Diplomati, intelektuali i madh dhe publicisti e gazetari Faik Konica i drejtohet popullit kundër politikanëve me fjalët; “As bukë as brekë s’ju lanë (politikanët-shënimi im), ju punoni ata hanë.Nuk ju lanë as pak nderë.Q’e keni pasur përherë.
.Pastaj Konica i madh me një ton patetik i drejtohet popullit: “O ju shqipetarë barkzbrazur Fustançjerr’e këmbëzbathur, zemërohuni njëherë.
Tempora mutantur! Thotë një fjalë latine.Kohët ecin, ndryshojnë, është kuptimi i kësaj.
Aliu sërish u shkruan letra miqëve tanë ndërkombëtarë!
Këto ditë, i ulur pranë gurit të mullirit të gjyshit të tij, në Zajas, Aliu i shoqëruar me me tingujt e qiiftelisë duke e kënduar këngën në Ministri të Londrsë, se si Isa Boletitni shkoi në Londër (me alltinë në brez por prodhimi anglez!) t’ i thotë Lordit të Madh se ka shqiptari,në Maqedoni, filloi udhëheqësve aktual të poliikës botërore si dhe atyre që udhëhiqnin botën në vitin 2001, t’ju shkruaj se në Maqedoni ka gjuhë shqipe zyrtare, por problemi është se BDI më nuk është në qeveri, se si ky dikur PPD-në dhe PDSH-në me luftë i paska rrëzuar nga qeveria kurse ate dhe BDI-në nga pushteti e paska rrëzuar një parti e re VLEN “pa legjitimitet” shqiptar!
Krejt është e kuptueshme pse Alija i shkroi Trump-it për gjuhën shqipe në Maqedoni në kohën kur ai i preokupuar me aq halle botërore në depresion iu kërcënua botës me zhdukjen e një civilizimi (persian-shënimi im)
Këtë e bëri nga xhelozia.
Nëse Trump e ftoi Vjosa Osmanin, pastaj Edi Ramën pjesë të Bordit të paqës udhëhequr nga ai, pse e harroi Ali Ahmetin si shqiptar të tretë kur i plotëson të gjitha kushtet: “patriot”, “proamerikan”, reformator politik pasi e bëri Arianit Hoxhën nënkryetar të BDI dhe Xhelil Bajramin e ditshëm për këshilltar politik më e rëndësishmja është se është pareli.
Bleu në mes të Tetovës ndërtesë pesëkatshe për seli partie, të BDI.
Prokuroria parti ende “nuk ka dëgjuar” se ku i mori BDI parat për të blerë një shtepi kaq gjingante dhe kujt do t’i takojë godina në rast të mbylljes së BDI-së si parti?
Liderit apo “komandanti” që thoshte se bënë luftë në Maqedoni dhe jeton të një bukëpjeksë në Prizren; thoshte së bënë luftë në Kosovë e kishin zënë ethet në Kukës dhe nuk kishte shkuar në betejë sepse nuk kishte pasur përvojë lufte!, siç rrëfen Komandant Ramush Hajrdedini
A është shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni?
Debat i madh këto ditë bëhet në Maqedoni në temën: A është shqipja gjuhë zyrtare apo jo?
Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani, i cili e pajtoi Lavrovin me Amerikanët gjatë Samitit të OSBE-së në Shkup thotë po, Zaevi u tha shqiptarëve t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për Republika Severna Makedonija kurse ai në Kushtetutë, në vend të “gjuha e 20% zyrtare” do të shkruaj “gjuha shqipe”.Kështë atëherë thoshte Arben Taravari i Aleancës dhe krejt liderët tjerë shqiptarë. Arsyeja: me këtë bëhemi NATO e BE.
Por Zaevi u bë pishman dhe tha: do të bëjmë se shkruajmë një ligj për shqipen zyrtare pastaj do ta dërgojmë në Venedik ta shqyrtojë si gjuhë minoritare.
Ligjin do ta mbrojë zavendëskryeministri shqiptar Bujar Osmani, mjek (i dalluar, dora në zemër)me profesion përballë profesorëve botëror universitar nga e drejta ndërkombëtare nga Zvicra e Belgjik me tradita shumëgjuhësia,, me vargjet e Naim Frashërit : gjuha jonë sa e mirë
sa e ëmbë sa e gjërë
Sa e lehtë, sa e dlirë
Sa e bukur, sa e vlerë.
Dhe kësaj në BDI i thonkan jurisprudencë!
Nato u bëmë pse deshi Amerika e NATO kurse “gjuha shqipe” në Kushtetutë në vend të 20% nuk u bëmë se nuk deshën Zaevi dhe BDI. Por jadeci i mbeti VLEN-it!
Për këtë më tepër në shkrimin tjetër!
