TË FUNDIT

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB Maqedoni njofton se gjatë patrullimeve kontrolluese në ujërat e Liqenit të Ohrit, të realizuara më 15.11.2026, në afërsi të fshatit Peshtan të Ohrit, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, pranë Qendrës Rajonale „Perëndim“, kanë gjetur rrjeta peshkimi me gjatësi prej rreth 100 metrash.

Siç thonë nga MPB, me rrjetat janë peshkuar 239 copë peshq troftë e Ohrit dhe peshq të një lloji tjetër, me peshë të përgjithshme prej 24 kilogramësh e 550 gramësh, si dhe disa pajisje të ndryshme për peshkim.

"Me udhëzime të prokurorit publik, të njëjtat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme, pas së cilës është njoftuar inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë", thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *