TË FUNDIT

Moti në Shqipëri

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s.

Valëzim në dete të forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *