POLITIKATË FUNDIT

“Mirëkuptojeni dhe mëshirojeni

Edi Rama u doli borxhit shqiptarëve edhe me librin e tij "Kurbani", 2011…!

Përveç me Gërdecin, më 15 mars 2008 dhe me 21 janarin 2011, mund të mendohet dhe llogaritet se Edi Rama i paralajmëroi shqiptarët për çka përfaqësonte dhe mbartte ai, edhe me librin e tij "Kurbani", botuar po më 2011, pra 15 vite më parë.

Duhet të ishte kapur dhe kuptuar mesazhi qysh nga titulli i librit e në ditën e parë të botimit të tij si dhe nga ato që tha më vonë për këtë libër me gojë e shkrim…! Shqiptarët "naivë të moçëm", "të dehur apo të droguar" nga antipd-izmi dhe antiberish-izmi i autorit, nuk e kapën "mesazhin dashamirës" të tij se do të ishin ata "kurbanët", kur të vinte ai në pushtet! Lehtë kuptohet, në fillim si kryeministër e pastaj si sulltan, perandor, car, mbret…!?

Pra, Edi Rama na paralajmëroi dhe doli borxhit të gjithëve!? Ç'faj ka ai që shumica e shqiptarëve nuk e dëgjoi dhe kuptoi apo nuk deshi ta kuptonte dhe të reagonte?! Ai ka edhe arsye të bollshme të pyesë shumicën e atyre që e duan, mbështesin dhe votojnë si të verbër nga dy sytë e nga mendtë: kush ka më shumë probleme me shëndetin mendor, unë që ma nxinë jetën duke ma publikuar kartelën nëpër rrjete sociale apo ju, pa kartela origjinale nga spitale…?!

Edi Rama edhe nga Brukseli, flet si nga Surreli…!?

Kryeministri mbi 13 vjeçar i Shqipërisë, në Euronews Enlargement Summit, mbledhur në Bruksel më 28 tetor, në fjalimin e tij, si të shumtët “historik”, kërkoi që “NATO të hetojë ndërhyrjet dizinformuese të Rusisë edhe në Shqipëri!? Nuk kërkon vrasje të fortë trush për të kuptuar se sipas trurit të tij, publikimi i fakteve dhe të vërtetave, deri në nëpërkëmbje e biznese korruptive me copa të mëdha Shqipërie dhe me interesat kombëtare si dhe përmendja e këtyre akteve në protestat në Tiranë, nga studentët, nxënësit, profesorët, qytetarët; …na qenka dizinformim e investim apo nxitje nga Inteligjenca ruse, nga FSB e SVR!? Domethënë, jo nga shkaqe e burime të brendshme të keqqeverisjes, skandaleve të pareshtur dhe enverizimit të tij të pandalshëm, shprehur edhe më qartë gjatë ditëve të fundit të tetorit 2026, edhe në dhunën e tejkaluar ndaj nxënësve, studentëve, profesorëve dhe qytetarëve gjatë protestave në Tiranë! Për më tepër, po sipas trurit kryeministror shprehja e të vërtetave dhe kritikat e sakta ndaj atij si kryeministër dhe ekipit qeveritar na qenkan vepra antiligjore, që duhen dënuar me bllokim publikimi në media dhe rrjete sociale dhe me gjoba të larta!? Absurdi, autoritarizmi dhe arroganca e kryeministrit, si në asnjë vend tjetër të BE, anëtar e kandidat, arrijnë deri në imponimin institucioneve të drejtësisë edhe shifrën në 500.000 lekë!? Se sa absurd është ky propozim apo projekt vendim kryeministror mund t'i referohemi vetëm shembullit dhe përvojës së Zvicrës. Në këtë vend DEMOKRATIK gjobat për shkelje ligjore të kësaj natyre, që gjykohen e vendosen nga gjykatat krejt të pavarura nga qeveria, janë në rreth 200, 500, 1000 sfr! Pra, kjo që ka në mendje e mezi pret ta zbatojë kryeministri, as i gjithë shqiptarëve "të majtë", është troç apo lakuriq çensurë apo neodiktaturë! Apo një plagjiaturë nga Enver Hoxha, që mbart e shpreh edhe Ramakraturë!? Nëse e pranojnë këtë kërkesë absurde e me rreziqe të shumta, krerët e NATO-s e të BE-së, do të bënin mirë ta hetonin ndërhyrjen apo ndikimin e Rusisë, nëpërmjet agjenturës së saj të shumtë në Shqipëri si dhe nëpërmjet internetit, duke e filluar nga maja e "piramidës" politike dhe qeverisëse!!! Edhe nëpër kryesi partish; nëpër stafe ministrish, drejtorishë të përgjithshme, bashkishë…! Edhe në sallën e parlamentit dhe stafe ambasadash. Edhe…, edhe…Kudo ku ka politikanë e pushtetarë dhe njerëz të thjeshtë, shqiptarë vetëm nga dokumentet e identifikimit! Domethënë, shqiptarë që shiten e blihen si qumeshti e gjiza; si ullinjtë, mollët, rrushi…; si preshi, kastravecat, specat, lakrat…nëpër tregje allashqiptare e nëpër trotuare!

"Mirëkuptojeni dhe mëshirojeni", Edi Ramën!

Cilin e cilën të ruaj më parë ai "i gjori" apo "i varfri"? Ata para syve e nën hundë, që i servilosen kush e cila më shumë, më artistikisht e më me efekt dhe përfitim…? Apo ata që bëjnë kërdinë pas shpinës së tij, duke u bërë multimilionerë dhe pronarë vilash, resortesh turistike, pallatesh, kullash… me miliona e miliarda shteti dhe me biznese me copa Shqipërie ose kur ai është jashtë shtetit a në gjumë të rëndë, pas një doze të fortë prodhim të ri apo një shisheje verë 33 mijë euroshe Ergysi…?! Apo ata policë shqiptarë e ndërkombëtarë, fytyra fshehur, që masakrojnë "me kokat" e tyre dhe "pa marrë leje prej tij" shesheve dhe rrugëve të Tiranës, studentë e nxënës…? Edhe pse protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, mbylljen në burg e qeli, ai nuk i keqkupton, "i don gati- gati njësoj sa djemtë e tij"!? Askush, shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk e kupton dhe peshon se sa shumë po heq e po vuan nga shokët e shoqet, miqtë dhe ortakët; bosët dhe oligarkët, që e duan dhe e mbysin me lajka vetëm për të përfituar sa më tepër nga firmat e tij në vkm- e panumërta, "i ziu" këpucë- bardhë, Edi Rama!? Këto ditë nëntori ia shtuan telashet, mëdyshjet, pagjumësinë, dozat e qetësuesve…, edhe sherret e reja me Erion Veliajn, Elisa Spiropalin, Plarent Ndrecën…Sikur të mos mjaftonin këto, edhe zbulimet e vilave dhe milionave të reja në Shqipëri e nëpër botë të Linda Ballukut dhe presionet e ndërkombëtarëve për ta lejuar SPAK- un t'i vërë prangat…Ata pandehin se ajo është një kafshatë e vogël për tu kapërdirë si Elisa Spiropali e se ai e ka të lehtë ta flakë Belindën në kthetrat e SPAK, kur kanë bërë shumë punë të rrezikshme të dy me firmat në vkm!? Për më tepër, kur ajo nuk resht së kërcënuari, për t'u djegur bashkë…!? Këtij “thesari” 13 vjeçar me skandale, turpe, telashe…shkon e i shton një tjetër, më 14 nëntor, socialisti i vjetër, Pandeli Majko, me publikimin e “sekretit” se qenka në dijeni të “1000 orëve me regjistrime nga orgji pornografike edhe nga eksponentë të PS-së…”, pa përjashtuar edhe me poste të larta në qeveri! Aq shumë po ia hanë kohën dhe lodhin trutë këta të për brendshmit në parti e parlament, sa nuk i mbetet kohë e lirë të mendojë e përpiqet "të fitojë ca miliona e miliarda të qelbur" për veten, gruan, djemtë, vëllain…!!!??? Jo rrallë herë i vjen për të qarë, si në çastet kur e nxori nga barku e ëma dhe për të shpëtuar, sikur të ishte gjallë e të ishte e mundur, duke u rikthyer po aty, brenda…!? Kështu do të shpëtonte nga të gjitha të këqijat e të këqijtë, kritikat, rreziqet, telashet…!

"Jo gjithçka mungon" në spitale, shkolla, zyra… qeverie dhe shteti…!

Vërtetë në Spitalin Onkologjik e në spitale të tjerë shtetërore mungojnë shpesh disa ilaçe apo barna! Në plot shkolla nxënësit dhe mësuesit; sa janë mbyllur ose në prag mbyllje; cilësia, disiplina, rregulli, dëshira për të mësuar e për t'u bërë sa më të aftë për punë e jetë, për vete, familjen, vendin, shtetin…Nëpër institucione qeveritare e shtetërore mungojnë përgjegjshmëria dhe angazhimi për t'i kryer punët sa më mirë, më shpejt, me ndershmerisht, pa menduar për zarfin dhe partinë e zemrës…, për t'i falur asaj jo vetëm veten, por edhe votën, edhe pse është përmbyt nga punë pa punë, mbush me turpe e skandale sa po çudit edhe botën…Apo, shpesh herë, mungojnë energjia elektrike, interneti, sistemi…!? Megjithatë, për të mos ia ngrënë fare hakën e për të mos e nxirë krejt realitetin, sipas dëshmitarëve okularë dhe disa mediave jo pro qeveritare, korrupsioni, dozat e drogës, prostitucioni, patronazhizmi, servilizmi… nuk mungojnë asnjëherë nëpër zyrat e piramidës së Rama- qeverisë…!? Nuk mungojnë, biles janë me bollëk edhe bijë e bija, nipa e mbesa, nuse e dhëndurë të drejtuesve të lartë e të mesëm të diktaturës komuniste; diploma- blerësit dhe plagjiaturistët e dy gjinive; të ftuarit e të ftuarat disa herë, jo për kafe, në zyrat e SPAK…!? Janë me tufa edhe Lindat, Oltat, Mirelat, Ogertat, Taulantët, Blendët, Ulsitë, Orgesët, Ermalët, Arturët e Zvërnecit; Sarat, Zegjinete…

Edhe çupat- drejtoresha, përzgjedhur dhe emëruar më shumë se për cv dhe aftësi, për trupa, buzë, gjinj, kofshë…sikur në konkurset për misse e që mund të ishin shumë të kërkuara, pëlqyera, paguara edhe në suita hotelesh me 5 yje e në shtëpi publike të Parisit, Amsterdamit, Romës, Madridit, Barcelonës, Londrës, New Yorkut…apo në rezidenca sheikësh…Nuk mungojnë as pronarë të disa apartamenteve dhe vilave në plazhe e zona preferenciale në periferi të qyteteve, ndërtuar apo blerë me para djerse nga të tjerë, domethënë me miliona në zarfa korrupsioni…! Kështu që mbetet të mendojmë dhe themi se nëpër spitalet, dikasteret, institucionet, zyrat e këtij shteti mungon vetëm… DREJTËSIA, PËRGJEGJËSIA, KEQARDHJA dhe MËSHIRA për shumicën e popullit, NDERSHMËRIA…! Apo, përmbledhurazi, mungon ai "i fundit", më i pavleri, trajtuar nga shumica, si leckë dhe mall gabi, mungon prej 82 vitesh, ai i shkreti, i vërteti…,SHTETI…!

Kjo për shkak të situatës së përgjithshme delikate politike, diplomatike dhe të sigurisë në botë, Brukseli duhet të shqyrtojë mundësinë e një iniciative të veçantë politike për shtetet kandidate për…

Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor 2026, shkaktoi reagime të fuqishme politike dhe diplomatike nga…

Koalicioni Shqiptar fitoi dy ulëse në Kuvendin e Serbisë. Bashkimi i tetë subjekteve politike dëshmoi se bashkërendimi është i domosdoshëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve, por rezultati mbeti nën synimin prej tri…

Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, nuk është vetëm…

Heshtja diplomatike nuk është neutralitet Në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet nuk maten vetëm me atë që deklarojnë, por edhe me atë që bëjnë, me kohën kur reagojnë dhe me aftësinë për t’i…

Brenda një dite, fituesit e zgjedhjeve në Serbi trokitën në dy dyer që nuk shkojnë bashkë. Përfaqësuesit e Listës Studentore u takuan në Beograd me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, dhe me ambasadorin rus,…

Në asamblenë e PS kryeministri foli shumë për atë që në raportin e Komisionit Europian përmendet si Traktati i Anltarësimit. Ky togfjalësh përdoret për herë të parë. Dhe këtë përmendje Rama e shiti dje si…

Debati ka vdekur. Dhe kjo nuk është thjesht një shprehje metaforike, por një nga simptomat më shqetësuese të krizës së mendimit kritik në shoqërinë tonë. Dikur, debati ishte hapësira ku përplaseshin idetë, ku…

Situata e krijuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me dy ushtrues detyre të rektorit, është një zhvillim që tejkalon një mosmarrëveshje të zakonshme administrative. Kjo ngre shqetësime serioze për…

1. SHQIPËRIA: NGA PROTESTA Për të kuptuar epilogun e protestave në Shqipëri dhe Kosovë, duhet të analizojmë jo vetëm pakënaqësinë qytetare, por edhe raportet ndërmjet pushtetit, opozitës, shoqërisë civile,…

Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallin aktgjykimin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi brenda dy muajsh. Këtë herë gjykohet ajo që prokuroria thotë se…

Një shqetësim dhe brengë e jona e përbashkët, që duhet të na mundojë të gjithëve, si komb dhe si shoqëri në përgjithësi! Të gjitha eksodet dhe shpërnguljet, në të gjitha kohërat dhe etapat historike,…

Ligji i imponuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë është kthyer mbrapsht nga ana e presidentes Shiroka-Pula për t’u rishqyrtuar në Kuvend. Prej disa ditësh grupet parlamentare diskutojnë, por nuk merren vesh për…

Në traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritja dhe mirënjohja nuk kanë qenë kurrë thjesht zakone kalimtare, por shtylla të shenjta mbi të cilat është ndërtuar vetë qenia jonë kombëtare. Historia na ka mësuar se një…

Që në fillim më duhet ta sqaroj se, për mua si sociolog, dokumenti ku evidentohet qëndrimi i opozitës serbe ndaj Kosovës nuk mund të ndëlidhet vetëm me shpresën si synim e ambicie se ata do të jenë më liberalë, por edhe me…

Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të artikulimit të një platforme të përbashkët politike, duhet domosdoshmërisht të dëshmojë unitet, harmonizim të qëndrimeve dhe konsensus politik ndërmjet…

Kryeministri Edi Rama u kërkoi të shtunën socialistëve, në Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, të votonin përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit, ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, si dhe të Plarent…

Sigurisht, po i ndjek me shqetësim të shtuar revoltat studentore, në fakt zemërimin e mbarë-shqiptarëve kundër elitës së Tiranës, në fakt sekt-zullumqarësh, që në 35 vite, privatizuan politikën, përmorën…

I. Rinia në shesh, intelektualët në dilemë dhe përgjegjësia morale e një kombi. Ka çaste në historinë e një kombi kur vlera e individit nuk matet më me titujt që mban, diplomat që zotëron, postet që ka ushtruar apo…

Kraja vazhdon të jetojë përmes traditës kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve .Andaj mos thoni se Kraja po braktiset, po vetmohet apo po harrohet! Dita e sotme dëshmoi të kundërtën. Rruga kryesore e saj ishte mbushur me vizitorë…

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe Kosovë po dëshmojnë intensifikimin e një konkurrence shumëdimensionale ndërmjet dy kryeministrave, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, e cila, përtej marrëdhënieve ndërpersonale dhe dallimeve…

Profili i personalitetit të zgjedhur nga populli, me emrin deputet, ka një domethënie shumëdimensionale për një shoqëri demokratike dhe të avancuar. Dikur, deputeti zgjidhej me votën e popullit nga regjioni i caktuar, ku qytetarët, në…

Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Sovraniteti i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë. Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia. Realiteti vërteton se…

Ishte kohë burrash të mëdhenj në muajin e Shenjtë të nëntorit; dritëdhënës vizionarë dhe trima atdhetarë, të frymëzuar nga shpirti i pavdekshëm i GJERGJ KASTRIOTIT, Simbolit tonë Hyjnor. Sot, 118 vite më…

Pas gati 12 orësh punë, seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre të premten mbrëma për mungesë kuorumi. Në sallë kishin mbetur vetëm 38 deputetë, dhe ligji që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale mbeti pa u votuar për…

Përkthim, përshtatje dhe riformulim i materialit Evropa po përballet me një dilemë gjithnjë e më serioze të sigurisë: si ta forcojë aftësinë ushtarake për të parandaluar agresionin rus, pa rrezikuar që një konflikt…

Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV: – Nëse shqiptarët janë 20 %, në…

Në historinë e popujve të Europës, pak kombe kanë kaluar nëpër udhëkryqe aq të trazuara historike e fetare sa kombi shqiptar. E megjithatë, përballë perandorive që synonin ta tjetërsonin dhe ta përçanin nga brenda,…

Më shumë se tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, duket se telefoni i kuq ende nuk ia ka lëshuar vendin telefonit të kaltër. Kjo është metafora që shpreh një paradoks të madh të kohës sonë. demokracia u shpall…

Centralizimi politik përcakton se cili nivel i qeverisjes mban autoritetin përfundimtar. Kuptimi i tij kërkon vëmendje ndaj pushteteve, autonomisë territoriale dhe kontrollit të pushtetit. Kur një vendim publik prek një vend të tërë, kush e ka…

Dhuna seksuale e përdorur sistematikisht gjatë luftës në Ksovë mbetet një nga kapitujt më të errët të historisë moderne europiane. Mijëra gra dhe vajza përpara se të detyroheshin të linin vatrat e tyre gjatë…

Në politikën ndërkombëtare, paraqitja publike e një kryeministri në konferenca prestigjioze, forume ekonomike, panaire, samite dhe tubime ndërkombëtare është pjesë e rëndësishme e diplomacisë…

Kuvendi i Kosovës pritet të vendosë sot nëse do ta rimiratojë pa asnjë ndryshim ligjin që ngushton mandatin e Gjykatës Speciale. Është i njëjti ligj që presidentja Justina Shiroka-Pula ua ktheu deputetëve me kërkesë të…

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot, si pikë të fundit të seancës që vazhdon nga ora 11:00, për rikonfirmimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pikërisht në formën që e miratoi më 6 tetor. Kërkesën e bëri…

Shkupi po grumbullon kriza për nesër. Maqedonia e Veriut po hyn në një periudhë të ndjeshme politike, ku deklaratat, përplasjet dhe vendimet e papërgjegjshme mund të prodhojnë pasoja shumë më të mëdha sesa interesat e…

Rasti i Alta Bankës, i nisur si krizë bankare në Beograd pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, është kthyer në Maqedoninë e Veriut në përplasjen më të ashpër të kësaj vjeshte mes dy partive kryesore shqiptare….

Ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, një parashikim teorik apo një shqetësim që u përket vetëm studiuesve të atmosferës dhe ekologjisë. Ato janë shndërruar në një realitet që prek…

Politikani republikan me origjinë shqiptare, Joe Hoxha, ka fituar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Në filozofinë e historisë, ekziston një e vërtetë e pamëshirshme që përsëritet në fatin e popujve të vegjël: asnjë pushtues i jashtëm nuk mund ta mposhtë përfundimisht një komb, nëse ai komb nuk prodhon…

Nëntori është muaji më simbolik i historisë shqiptare. Është muaji i flamurit, i pavarësisë, i kujtesës kombëtare dhe i atyre ngjarjeve që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar. Është…

Qeveria Kurti IV është formuar me 62 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht me mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë, kryesisht nga…

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me dhimbjen e historisë, krenarinë e identitetit dhe të drejtën për barazi shtetërore. Ka momente në historinë e një shteti kur politika duhet të ndalet dhe të dëgjojë zërin e…

Ligji për Dhomat e Specializuara do të rikthehet në Kuvend "më së largu të hënën" dhe do të kalojë me votat e Vetëvendosjes. Këtë e paralajmëroi mbrëmë ushtruesja e detyrës së kryetares së…

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të veçantë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, bashkëkombësit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje…

Analisti dhe publicisti Lirim Gashi i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta marrë si këshilltar juristin Gazmend Halilaj. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi rendit shtatë arsye…

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe…

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Studentët nuk po përballen thjesht me një qeveri; ata po përballen me një sistem të tërë kontrolli…

Triumfi i Kombit/Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni e tradhtia!

Përplasja e protagonizmit politik, diplomacisë dhe ambicieve lideriste në Tiranë dhe Prishtinë

Politika – Deputetët dhe kultura e komunikimit në Kosovë!

Kraja, ku tradita i mbledh shqiptarët

Incidenti në Bruksel dhe përgjegjësia diplomatike e Bashkimit Evropian

Kur Evropa flet për bashkim, por në skenën e saj jehojnë këngë që cenojnë Kosovën!

Një “Black Friday” politik nga Brukseli për shtetet kandidate për anëtarësim në BE

Skandal: Brukseli dhe hija e nacionalizmit serb!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Sot mbushen 3 vite kur u nda përgjithmonë nga familja dhe farefisi më i dashuri ynë. Në këtë ditë të…

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

Aktorja e njohur Dakota Johnson ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një mbrëmje romantike me reperin dhe…

Këngëtarja e njohur britanike, Ellie Goulding, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke dëshmuar se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *