TË FUNDIT

“Mirë se erdhe, Albin!” – Publikohet pamja e Kurtit në New York

Është publikuar një pamje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pamje dëgjohet një shqiptar duke i uruar mirëseardhje Kurtit në New York, me fjalët: “Mirë se erdhe, Albin!”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në New York, ku do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *