TË FUNDIT

Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

Sulmuesi Milot Rashica ka zhvilluar minutat e parë që prej lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Kosovës.

Anësori u inkuadrua në barazimin 2-2 të Besiktasit ndaj Kasimpases në minutën e 83-të.

Rashica ishte jashtë fushës që nga sfida e Kosovës me Austrinë, ku pësoi një lëndim muskulor, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua.

Shkaku i këtij lëndimi, Rashica mungoi në pesë përballjet e Besitkasit (përfshirë edhe Ligën e Evropës), kurse tani mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të zërë vend në formacionin e ekipit turk.

🇽🇰🇹🇷 Milot Rashica is back after an injury that has kept him out since the game versus Austria. Tonight he starts on the bench against Kasimpasa in the Turkish Super Lig 🌟 — Kosovar Talents (@Kosovartalents) November 1, 2026

Përndryshe, është ende e paqartë nëse përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar Rashicën për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit, respektivisht Irlandës.

Rikujtojmë, Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”m kurse tre ditë më vonë udhëton për Dublin, ku ka punë me Irlandën./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *