TË FUNDIT

Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq ka shkruar edhe për raportet Kosovë-Mali i Zi.

“Në letrën e tij, Presidenti Milatoviq i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *