POLITIKATË FUNDIT

Mickoski uron 22 Nëntorin: Respekti për gjuhën dhe dallimet na bën më të pasur si shoqëri

Kryeministri Hristijan Mickoski, nëpërmjet një postimi me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, ka përcjellë urime të sinqerta për të gjithë pjesëtarët e komunitetit shqiptar.

Ai ka theksuar se gjuha, shkrimi dhe trashëgimia kulturore janë vlera themelore të çdo populli dhe pjesë e rëndësishme e identitetit, duke shtuar se respektimi i tyre nuk ndan, por afron dhe pasuron shoqërinë.

“Përgjegjësia jonë e përbashkët është të ndërtojmë një shtet ku dallimet do të jenë vlerë, barazia parim, e respekti i ndërsjellë themel i bashkëjetesës.” “Le të ndërtojmë një shoqëri ku uniteti nuk do t’i mohojë, por do t’i respektojë dallimet, ku çdo qytetar do të ndihet njësoj i respektuar, i pranuar dhe i vlerësuar.”

Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *