POLITIKATË FUNDIT

Mickoski: Më keni bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës

Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje të rinjve që protestojnë kundër dhunës ndaj grave që ta shohin atë si bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër këtij fenomeni.

Ai tha se është i tronditur nga rastet e dhunës ndaj grave, duke theksuar se nevojitet reagim institucional nga policia, mekanizmat parandalues, prokuroria dhe gjykatat.

“E ndoqa protestën e fundit të të rinjve kundër dhunës ndaj grave. I kuptoj dhe i pranoj revoltën, qëndrimet dhe mesazhet e tyre. Dua t’u them se tek unë mund të shohin një bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se ky fenomen nuk është i ri, por pasojë e degradimit të sistemit, humbjes së moralit, parimeve dhe vlerave familjare, si dhe e nivelit të ulët të kulturës shoqërore e politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *