Mesfushori shqiptar shënon supergol nga gjysma e fushës në Gjermani
Tim Civeja po kalon një sezon pozitiv në Bundesliga 2 të Gjermanisë, ndërsa të shtunën ka realizuar një gol spektakolar në përballjen ndaj Bochumit.
Mesfushori shqiptar ka shënuar nga gjysma e fushës, me një goditje të jashtëzakonshme që po konsiderohet ndër golat më të bukur të javës në kategorinë e dytë gjermane.
Civeja tregoi qetësi dhe saktësi të madhe në këtë aksion, duke befasuar portierin kundërshtar me goditjen nga distanca.
Për futbollistin shqiptar ky ishte goli i dytë në tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke konfirmuar formën e mirë në kampionatin gjerman.
🇦🇱🤯 TIM CIVEJA WITH AN INSANE GOAL FROM THE HALFWAY LINE FOR KARLSRUHER!!!WOWWWW!!! https://t.co/fJMO1ZcnvA — Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) November 8, 2026
Civeja është ish-përfaqësues i Shqipërisë U21, ndërsa vazhdon karrierën në futbollin gjerman, ku po kërkon të konsolidohet me paraqitjet dhe kontributin e tij në skuadër. /Telegrafi/
