TË FUNDIT

Melania Trump ndërhyn për paqe, Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Melania Trump, Zonja e Parë e SHBA-së, ka arritur të sigurojë një armëpushim të kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, vetëm për qytetin e Oleškyt.

Sipas njoftimit, të dyja palët kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në qytet, në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare dhe organizimi i evakuimit të civilëve përmes një korridori të sigurt.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.

Olešky është një qytet ukrainas në anën e lumit Dnipro të pushtuar nga Rusia, përballë qytetit të Hersonit.

Që nga pushtimi nga forcat ruse në vitin 2022, qyteti është shkatërruar rëndë dhe është izoluar nga pjesa tjetër e botës.

Megjithatë, mijëra civilë, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë atje, pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe furnizime të rregullta me ushqime.

Sipas dëshmive të banorëve për Sky News, disa njerëz janë detyruar të ziejnë bar për të mbijetuar.

Armëpushimi i njoftuar synon të krijojë mundësi për ndihma humanitare dhe evakuimin e civilëve nga një prej zonave më të goditura të luftës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *