TË FUNDIT

Mbyllet baras pjesa e parë në Helsinki

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Finlandës dhe Shqipërisë.

Rey Manaj e kaloi në epërsi Shqipërinë në minutën e katërt.

“Kuqezinjtë” mbetën me një futbollist më pak në fushë në minutën e 22-të.

Direkt me karton të kuq u ndëshkua portieri Etrit Berisha për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër afër zonës së penalltisë.

Dhe menjëherë barazoi Finlanda me gol nga gjuajtja e lirë. Walta shënoi për 1:1 duke shfrytëzuar edhe reagimin e dobët të portierit që zëvendësoi Berishën, Alen Sherri.

Ndeshja i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *