TË FUNDIT

Mbi 650 tonë ushqim të kthyer nga rajoni, 1.500 tonë të ruajtur në kushte të papërshtatshme

Gjatë dy viteve te fundit kemi më shumë se 65 tonë ushqim të kthyer dhe 1.500 ton ushqim janë gjetur të ruajtur në mënyrë të papërshtatshme në Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Millanov thekson se është e çuditshme që produktet vendore të cilat sipas analizave rezultojnë të sigurta kthehen mbrapsht nga vendet e rajonit.

“Gabimi qëndron te deklarimi i produkteve dhe nuk bëhet fjalë për keqpërdorim, por për gabime në deklarim nga ana e operatorëve ushqimorë. Prandaj, u bëj apel operatorëve dhe prodhuesve që të kenë kujdes gjatë deklarimit të produkteve, ndërsa konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për ushqimin që konsumojnë. Sipas analizave që kemi marrë, nuk bëhet fjalë vetëm për produkte të mishit apo të qumështit, por edhe për produkte të tjera të sigurta dhe cilësore”, deklaroi Oliver Milanov-Drejtor i Agjensionit për Ushqim dhe Veternari.

Përveç kontrolleve të rregullta në tregje nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari vlerësojnë se nevojiten edhe masa më rigoroze për operatorët që nuk i respektojnë rregullat e sigurisë ushqimore.

“Mund të shihni se gjatë ditës së djeshme kemi bllokuar 2 ton produkte, ndërsa gjatë ditës së sotme edhe 6 ton të tjera, në kuadër të kontrolleve të rregullta në tregje”, tha Oliver Milanov-Drejtor i Agjensionit për ushqim dhe veterinari.

Së fundi Bullgaria, Kroacia dhe Serbia kanë kthyer produkte ushqimore të fermerëve nga Maqedonia e Veriut me pretendimet e kanë tepricë pesticidesh. Mbetet e paqartë se si të njëjtat produkte nuk janë konfiskuar dhe shkatërruar por janë kthyer në shtet dhe dyshohet se janë futur në tregun vendas. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thotë se në filtrat e tyre të cilësisë nuk ka pasur parregullsi./Alsat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *