TË FUNDIT

Mbi 3 kilogramë drogë, armë e municion sekuestrohen në Gjilan, i dyshuari në arrati

Një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, armë dhe municion janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi në Gjilan.

Sipas policies, rasti ka ndodhur më 12 nëntor 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Metush Krasniqi”. Gjatë kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

– 64.60 gramë substancë të dyshuar kokainë; – 104.9 gramë substancë të dyshuar amfetaminë; – 3 kilogramë e 25.20 gramë substancë të dyshuar marihuanë;

– 216.20 gramë tableta të dyshuara ekstazi; – 47 gramë substancë të dyshuar hashash; – 4 cigare elektronike me 35 mbushje; – Një pistoletë, tre karikatorë dhe 20 fishekë. I dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht gjendet në arrati, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *