Mbi 180 pasagjerë përjetuan momente frike gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi teksa një ‘power bank’ u përfshi nga flakët
Mbi 180 pasagjerë përjetuan momente frike në një aeroplan të kompanisë IndiGo, që po fluturonte nga New Delhi drejt Chennai, pasi një bateri portative (power-bank) u përfshi nga flakët në dollapin e bagazheve në kabinë.
Për shkak të incidentit, aeroplani Airbus A321 u detyrua të devijonte drejt Hyderabadit, ku u ul në mënyrë të sigurt, pa u lënduar asnjë pasagjer.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë flakët brenda dollapit të bagazheve, ndërsa disa pasagjerë përpiqen ta shuajnë zjarrin me rroba dhe çanta.
Tense moments today over India. An Indigo A321 diverted after a powerbank fire in a luggage bin. Cabin crew contained the fire, no one was hurt. Jet [VT-NOE] was operating Flight 6E6115, from Delhi to Madras, diverted to Hyderabad. https://t.co/HslX3LXA2v — Francisco Cunha – ✈️ Aviation et al (@OnDisasters) October 11, 2026
Kompania IndiGo konfirmoi se ekuipazhi reagoi menjëherë pasi u zbulua tym nga një pajisje elektronike personale, ndërsa pilotët vendosën të uleshin në Hyderabad për arsye sigurie.
Fluturimi 6E 6115 ishte nisur në orën 13:30 dhe pritej të mbërrinte në Chennai në orën 16:00, por u ul në Hyderabad në orën 16:00.
Bateritë litium-jon që përdoren në power bank mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarr, ndaj pasagjerët duhet të respektojnë rregullat e sigurisë për transportin dhe përdorimin e tyre gjatë fluturimit. / Telegrafi /
