Mashtrimet me Call Center, hetuesia zbarkon në lagjen Pejton
Operacioni i madh ndërkombëtar ka nisur sot në mëngjes në Prishtinë ku cak janë “Call Center” të dyshuar për mashtrime të ndryshme.
Aksioni aktualisht po zhvillohet në lagjen Pejton ku kanë zbarkuar hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë. Operacioni është i koordinuar edhe me zyrtarë të shteteve evropiane të cilët janë të involvuar në rastet e mashtrimeve që po bëhen që sa kohë nëpërmjet Call Center.
Aksioni po vijon ndërsa Indeksonline do të iu mbajë të informuar për detaje të reja./
