TË FUNDIT

“Marrëveshje e madhe” për presidentin dhe Dhomat e Specializuara, analisti shpjegon propozimin

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për takime dhe bisedime politike për zgjedhjen e presidentit.

“Duhet të ketë takime, bisedime e pajtime. Ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë”, deklaroi Kurti.

Ai tha se LVV-ja i qëndron marrëveshjes politike të arritur më herët dhe nuk ka propozuar emër të ri për president.

Analisti vlerëson se zgjidhja duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, e cila do të përfshinte edhe çështjen e presidentit dhe ndryshimet eventuale ligjore për Dhomat e Specializuara.

Sipas tij, krahas ndryshimeve ligjore të propozuara nga PDK-ja, palët duhet të dakordohen edhe për një emër konsensual për presidentin.

“Një marrëveshje, nëse mund të quhet gjithëpërfshirëse, ose marrëveshja e madhe, pra si pako, edhe për çështjen e emrit të presidentit, por njëkosisht edhe për ndryshimet eventuale ligjore për Dhomat e Specializuara. Pra nuk besoj që duhet të kërkojë, për shembull, Partia Demokratike në këtë rast, që vetëm ligjin, të cilin e kanë propozu, ta sjellin Kuvend dhe debatohet, diskutohet, por paralelisht duhet me ato ndryshimet që kanë kërku ligjore, njëkokësisht edhe të dakordohen për emrin e presidentit”, tha ai.

Ai thekson se Kosovës i duhen institucione stabile, sidomos në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara më 6 dhjetor, i cili, sipas tij, kërkon veprime të matura shtetërore.

“Një gjë është e qartë: vendit, kurrë ma tepër se tani nuk i janë dashtë, domethënë institucione stabile, sepse me të vërtetë ky vendimi i gjykatës speciale, për Dhomat e Specializuara me 6 dhjetor, duhet të jetë i kujdesshëm, me veprime shumë të matura shtetërore. Nuk është më çështja vetëm me individët, veç me avokatët, por edhe shtetit, sepse kemi pa pra që ka pasë një tendencë që të kriminalizohet edhe lufta e UÇK-së”, u shpreh me tej.

Analisti shton se nga deklarimet e Kurtit ka parë gatishmëri për të negociuar një emër tjetër konsensual, ndërsa marrëveshja, sipas tij, duhet të arrihet me PDK-në, pasi LDK-ja nuk është e unifikuar në votën e saj për presidentin.

“Pra për mendimin tim, në këtë rast, unë pashë intervistën e kryeministrit Kurti, pashë një lloj gatishmërie që negociohet ndonjë emër tjetër, prapë siç tha ai, konsensual, dhe kur themi konsensual, bie që palët mund të propozojnë dhe kuptohet pastaj të vihet deri te një emër i përshtatshëm për gjithë. Kur them negociohet të arrijnë marrëveshje, gjithmonë kam parasysh me PDK-në, sepse me LDK-në kemi pa që fatkeqësisht nuk mund të shtyhet çështja e presidentit përpara, sepse LDK-ja nuk është e unifikuar me votën e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës” – përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *