TË FUNDIT

Maqedonci, Haskuka dhe Konushevci vizitojnë familjen e dëshmorit Hamit Thaçi

Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numër 50 në listë Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Eyup Maqedonci dhe Arton Konushevcin me numër 15 në listë, kanë vizituar familjen e dëshmorit Hamit Thaçi dhe kanë bërë homazhe pranë lapidarit të tij.

Haskuka ka theksuar se themelet e shtetësisë së Kosovës janë ngritur mbi sakrificën e dëshmorëve, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre për lirinë e vendit.

“Vepra e Hamitit dhe e të gjithë dëshmorëve të lirisë është udhërrëfyesi ynë i përhershëm për t’i shërbyer atdheut me nder e përkushtim”, ka shkruar ai.

Në fund, Haskuka ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë dëshmorët e kombit, duke thënë: “Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Kombit!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *