POLITIKATË FUNDIT

Manxhuka publikon vendimet mbështetëse të Qeverisë për pesë vjet

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka publikuar një përmbledhje të politikave dhe masave mbështetëse të ndërmarra nga Qeveria gjatë viteve 2021–2026.

Në listën e publikuar përfshihen shtesat për lehona dhe fëmijë, rritja e pensioneve dhe pagës minimale, pakot kundër inflacionit, subvencionimi i energjisë elektrike, si dhe mbështetja për sektorin publik dhe privat.

Këto janë disa prej politikave, vendimeve dhe masave mbështetëse 2021-2026:

• Shtator 2021 – Fillojnë shtesat për lehona: 170€/muaj;

• Shtator 2021 – Fillojnë shtesat për fëmijë: 20€/muaj (0–2 vjeç);

• Nëntor 2021 – Pensionistët përfitojnë 100€ shtesë të njëhershme;

• Janar 2022 – Zgjerohen shtesat për fëmijë: 0–2 vjeç: 20€/muaj; 3–16 vjeç: 10€/muaj;

• Prill 2022 – Pakoja kundër inflacionit 1.0: 100€ për pensionistë, studentë dhe punëtorë; +30% asistencë sociale; subvencionim i energjisë elektrike;

• Nëntor 2022 – Mbështetje shtesë: 100€ për pensionistë & studentë; 50% subvencionim i rritjes së pagës në privat; 50€/muaj për sektorin publik;

• Shkurt 2023 – Hyn në fuqi Ligji i Pagave (+114 milionë € buxhet);

• Shkurt 2023 – Nis Superpuna: paga minimale për të rinjtë mbulohet 6 muaj nga shteti;

• Dhjetor 2023 – 100€ shtesë për pensionistë dhe fëmijë;

• Janar 2024 – Koeficienti i pagave rritet 105€ → 110€;

• Gusht 2024 – Rriten shtesat për fëmijë: 20€/muaj (deri në 2 fëmijë); 30€/muaj (3+ fëmijë);

• Tetor 2024 – Pensionet rriten me 20%;

• Tetor 2024 – Paga minimale rritet 130/170€ → 350€;

• Dhjetor 2024 – 100€ shtesë për pensionistë dhe fëmijë;

• Janar 2025 – Pagat në sektorin publik rriten me 110€ për secilin (55€ në janar; 55€ në korrik);

• Maj 2025 – Shtesat për lehona rriten 170€ → 325€/muaj;

• Tetor 2025 – Pensioni bazik rritet 120€ → 150€/muaj;

• Nëntor 2025 – Shtesat për fëmijë rriten me 50%: 30€/muaj (deri në 2 fëmijë); 45€/muaj (3+ fëmijë);

• Janar 2026 – Paga minimale rritet 350€ → 425€;

• Mars 2026 – Futet paga e 13-të për sektorin publik;

• Maj 2026 – Pakoja kundër inflacionit 2.0: 100€ mbështetje për pensionistë, fëmijë, studentë & sektorin privat;

• Maj 2026 – Shtesat për lehona rriten 325€ → 500€/muaj;

• Korrik 2026 – Paga minimale bëhet 500€.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *