“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër në Facebook pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni, i cili, sipas tij, është drejtuar qytetarëve me fjalët fyese “eh more qena”.
Bulliqi e ka cilësuar këtë gjuhë si të papranueshme dhe ofenduese ndaj qytetarëve të Podujevës, duke theksuar se një qasje e tillë tregon arrogancë dhe mungesë të thellë respekti.
“Është e turpshme dhe e papranueshme kur e dëgjon kandidatin e LDK-së për deputet duke iu drejtuar qytetarëve me fjalët ‘eh more qena’. Kjo gjuhë fyese e Ekrem Hysenit tregon arrogancën dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar Bulliqi.
Postim i plotë:
Është e turpshme dhe e papranueshme kur e dëgjon kandidatin e LDK’së për deputet duke iu drejtuar qytetarëve me fjalët “eh more qena”.
Kjo gjuhë fyese e Ekrem Hysenit tregon arrogancën dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve të Podujevës. Për këtë qasje dhe për ofendimet që ua keni bërë vazhdimisht, qytetarët ju kanë ndëshkuar me votë tetë herë radhazi në zgjedhje lokale e qendrore.
E ndëshkimi më i madh do të vijë më 7 qershor, kur qytetarët do t’u japin përgjigjen e merituar këtij mentaliteti dhe njerëzve si ky që i ofendojnë qytetarët në këtë mënyrë.
