TË FUNDIT

Man Utd me duar të lidhura, buxheti i klubit për transferime në janar befason të gjithë

Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet të realizojë vetëm dy transferime, sipas raportimeve të fundit. Por, cilët janë futbollistët që mund t’i transferojë realisht klubi anglez?

Afati i ardhshëm kalimtar pritet të jetë i rëndësishëm për drejtuesit e klubit në Old Trafford, pasi Manchester United vazhdon të ketë vështirësi, veçanërisht në Ligën Premier.

Sipas një raportimi të The Times , United do ta ketë prioritet transferimin e një sulmuesi në janar. Drejtuesit e klubit dhe trajneri i ri, Mauricio Pochettino, thuhet se janë pajtuar se skuadra ka nevojë për përforcime.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Omar Berrada, së fundmi ka deklaruar se është i kënaqur me alternativat në repartin defensiv. Megjithatë, mungesa e një zëvendësuesi të denjë në krahun e majtë të mbrojtjes, pas lëndimit të Luke Shaë, është shfaqur si një dobësi e dukshme gjatë javëve të fundit.

Problemi kryesor mbetet buxheti për transferime. Sipas The Mail, Pochettino do të ketë më pak se 60 milionë euro për përforcime në janar, pasi duart e klubit janë të lidhura nga rregullat e reja financiare të kampionatit.

Raportimi shton se argjentinasi pritet të realizojë vetëm dy transferime gjatë këtij afati, edhe nëse njëri prej tyre bëhet në formë huazimi.

Në mesin e opsioneve që mund t’i shqyrtojë Unitedi janë tre emra: një mbrojtës i majtë që mund të kushtojë rreth 30 milionë euro dhe dy sulmues, njëri prej të cilëve ka punuar më parë me Pochettinon.

Balde, i cili ishte lidhur me një kalim te Manchester United edhe gjatë verës, ka pasur shumë pak hapësira te Barcelona këtë sezon, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje, të gjitha si zëvendësues në pjesën e dytë.

23-vjeçari është profili që i nevojitet Pochettinos në këtë moment: një mbrojtës i majtë me shpejtësi dhe aftësi për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare, duke i dhënë skuadrës më shumë gjerësi në lojë.

Manchester United pritet ta ketë prioritet transferimin e një sulmuesi në janar dhe Folarin Balogun është njëri prej emrave që mund të përfundojë në listën e objektivave.

Sulmuesi amerikan ka punuar më parë me Pochettinon te kombëtarja e SHBA-së dhe tashmë e njeh mirë filozofinë e tij taktike. Madje, ish-sulmuesi i Arsenalit dëshiron të ribashkohet me trajnerin argjentinas.

25-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën për t'u larguar nga Monaco në janar.

Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për të transferuar Ivan Toney në formë huazimi. Sulmuesi 30-vjeçar aktualisht luan te Al Ahli në Arabinë Saudite, ndërsa ndërmjetësuesit po shqyrtojnë mundësinë e një kalimi të tij në janar.

Sipas TEAMtalk , Toney dëshiron të rikthehet në futbollin evropian, por paga e tij prej rreth 478 mijë eurosh në javë mund të jetë pengesë për realizimin e marrëveshjes.

Megjithatë, Unitedi duket i hapur për transferimin e një futbollisti në formë huazimi dhe Toney do të sillte përvojë të madhe, pasi ka dëshmuar veten si golashënues në Ligën Premier./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *