Man City triumfon ndaj Brightonit, avancon tutje në EFL Cup
Manchester City ka avancuar në raundin tjetër duke eliminuar Brightonin pas penalltive.
“Qytetarët” morën një fitore 5-4 në penallti pasi epilogu përfundimtar në kohën e rregullt rezultoi të jetë 2-2.
Brightoni e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi falë Malick Yalcouye, që shënoi pas asitimit të Rutter (30’).
Por, City u këndell falë Mateo Kovacic, që realizoi gol të bukur pas asistimit të Phil Foden (40’).
Brightoni sërish e riktheu epërisnë falë Rutter që shënoi nga afërsia pas asistimit të Hadjam (47’).
Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe City u kundërpërgjigj përmes talentit Vitor Reis, që u asistua nga Cherki (72’).
Tutje, dy skuadrat kishin raste për ta realizuar golin e fitores megjithatë assesi s’ia dolën.
Nga pika e bardhë më të mirë u treguan vendasit, duke shënuar pesë gola derisa Dunk ishte fytyra tragjike për ta humbur 11-metërshin final./ Telegrafi /
