TË FUNDIT

LVV kërkon seancë të Kuvendit për nesër, në rend dite shqyrtimi i ligjit për Specialen

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër në orën 09:00.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se kërkesa tashmë është dorëzuar, ndërsa në seancën e kërkuar pritet të shqyrtohen edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen.

Kjo kërkesë për seancë vjen pas kërkesave tëvazhdueshëm për procedimin e këtij projektligji.

Sipas burimeve të Telegrafit, seanca është kërkuar të mbahet nesër në orën 09:00, ndërsa në rend dite si pikë e parë do të përfshihet edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *