TË FUNDIT

Luis Enrique del në mbrojtje të Manchester Cityt: I meritojnë të gjithë trofetë që i kanë fituar

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka dalë në mbrojtje të Manchester Cityt, duke thënë se trofetë e fituar në fushën e lojës nuk duhet t’i hiqen klubit anglez, pavarësisht akuzave për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.

Manchester City përballet me sanksione të rënda, përfshirë mundësinë e përjashtimit nga elita e futbollit anglez, pasi një komision i pavarur e shpalli fajtor për më shumë se 100 shkelje të pretenduara në periudhën 2009–2018.

Gjithashtu, është spekuluar se klubi mund të privohet nga disa prej titujve të fituar gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, City ka apeluar vendimin dhe vazhdon të mohojë çdo shkelje.

Në prag të përballjes mes PSG-së dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, Luis Enrique ka shprehur mbështetjen e tij për klubin anglez. Trajneri spanjoll ka raport të afërt me Pep Guardiolën, me të cilin ka luajtur te Barcelona.

🎙️ Luis Enrique: "We're motivated to show our level and show that we're aiming to play in our own way."#UCL https://t.co/FHg3a1u2FY — Paris Saint-Germain (@PSG_English) October 13, 2026

“Unë mendoj se ajo që kanë bërë në fushën e lojës gjatë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme dhe besoj se i meritojnë të gjithë trofetë që i kanë fituar në fushë”.

“Besoj se trofetë që i fiton në fushë duhet të mbeten aty dhe ata e meritojnë t’i kenë. Shpresoj që të mund ta shmangin atë sanksion. Ky është mendimi im”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Ndërkohë, Guardiola pritet të rikthehet në “Etihad Stadium” për përballjen e së mërkurës ndaj PSG-së, në një ndeshje që pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *