Lufta e OJQ-ve me rilindasit dhe letërsinë shqiptare
Sa herë të përmenden OJQ-të (organizatat joqeveritare), një gjë mos e harroni kurrë: nuk ka asgjë më qeveritare sesa një organizatë joqeveritare.
Sa herë të ketë padrejtësi në hapësirën publike dhe ka fonde për OJQ-të, në saf të parë i gjeni pikërisht këto organizata. Sa herë të ketë padrejtësi në hapësirën publike por nuk ka fonde dhe interesa, aty nuk ka zë nga ana e tyre. Me përjashtime, këto organizata nuk njohin njeri, nuk njohin vlerë, nuk njohin të drejta, nuk njohin shtet, nuk njohin komb. Njohin veç fonde dhe materializëm. Imagjinoni, të krijoni një organizatë për ta fuqizuar librin brenda një shoqërie dhe të përfundoni duke e luftuar atë.
Sa herë që çështjet publike kthehen tek problemet arsimore, përmendet ndryshimi i kurrikulave. Natyrisht që kurrikulat janë njëri nga problemet, por jo i vetmi. Megjithatë, theksi i këtij artikulli nuk është tek kurrikulat, por tek tendencat e OJQ-ve për ta luftuar letërsinë rilindase në emër të ndryshimit kurrikular.
Shumë kohë më parë qe publikuar një hulumtim nga organizata joqeveritare ETEA rreth shqyrtimit të lektyrave shkollore. Kam shkruar edhe më parë për këtë temë dhe nuk ndryshoj asnjë fjalë, pikë a presje nga reagimet paraprake. Madje, nuk kam pse thellohem specifikisht në çdo detaj, ngaqë mjafton të kuptohet prapavija e nismave të tilla, të cilat shpesh zanafillojnë diku më larg se ajo çfarë fshihet mes rreshtave. Secila pikë kërkon analizë të thelluar, por këtu po i trajtoj shkurtimisht.
Qëllimi i gjithë këtij hulumtimi është që nga bibliotekat e shkollave të largohen materialet që janë shkruar nga rilindasit shqiptarë dhe të zëvendësohen me figura letrare të sotme në emër të modernizmit. Kështu, në një kohë jo fort të largët, letërsia e krijuar prej tyre do të trajtohet si e “rrezikshme” për publikun. Kjo nuk thuhet në mënyrë direkte, por qëllimi është tendencioz.
Pra, po provohet të ndërtohet arsyetimi se literatura e shkruar në të kaluarën e dëmton rininë sepse përmban gjuhë të papërshtatshme e të pakuptueshme. Ndërkohë, literatura e sotme për të gjitha moshat, përfshirë edhe lektyrat, përveçse është e varfër artistikisht, ka brenda vetes një gjuhë që, me disa përjashtime, i thur lavd vetëm degjenerimit, degradimit dhe antivlerave.
Kur e kam lexuar hulumtimin hollësi për hollësi, kam hasur në rekomandime e këshilla që vështirë t’iu japësh shpjegim logjik. Sidoqoftë, i ndava disa prej tyre sa për ilustrim.
E para: Në hyrje të hulumtimit thuhej: “Në shkurt të vitit 2024, MASHTI njoftoi ETEA-n për zhvillimin e një seti kriteresh të përgjithshme për përzgjedhjen e materialeve të leximit në arsimin fillor dhe të mesëm (klasat 1-12). Këto kritere kërkojnë që lektyrat shkollore të përputhen me rezultatet e të nxënit të përcaktuara nga Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës dhe të korrespondojnë me fazat e zhvillimit kognitiv dhe emocional të nxënësve”.
Paramendoni, pjesa dërrmuese e shkollave anembanë Kosovës nuk kanë fare biblioteka shkollore, por Ministria e Arsimit përgatitet për përzgjedhje të lektyrave. E këtu shtrihet një mal pyetjesh.
Si do të furnizohen shkollat me lektyra kur nuk kanë biblioteka? Si pretendohet të ecet me trendet e kohës kur as bibliotekat publike nëpër qytete nuk janë të digjitalizuara? Kush do t’i hartojë ato kritere për përzgjedhjen e lektyrave? Cila shtëpi botuese do t’i furnizojë bibliotekat me libra? A po bëhet kjo nga ministria për qëllime monopoli? Çka nëse bëhen plane që lektyrat në fjalë të mos kërkohen më, duke ndaluar kështu botimin apo ribotimin e tyre nga shtëpitë botuese? Këto pyetje pa përgjigje flasin qartë për joseriozitetin dhe papërgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit.
Një hulumtim rreth bibliotekave shkollore i realizuar vite më parë na jep këto rezultate: “Nga 19 komuna të përfshira në hulumtim ku target kanë qenë 430 shkolla, bazuar në përgjigjet e 318 shkollave del se, 61 shkolla nuk kanë fare biblioteka, ndërsa 103 prej tyre nuk marrin as mbështetje nga Drejtoritë Komunale Arsimore sa i përket furnizimit me literaturë të nevojshme. Të pyetur nëse marrin përkrahje nga niveli qendror, 178 drejtori shkollore janë përgjigjur se nuk mbështeten asnjëherë nga Ministria e Arsimit”.
Nëse i grumbullojmë këto shifra, del se nga 318 shkolla, më shumë se gjysma e tyre nuk kanë as biblioteka e as lektyra. Nëse marrim për bazë rreth 1000 shkolla sa janë funksionale në Kosovë, atëherë rezulton gjithashtu se gjysma e tyre nuk kanë biblioteka dhe nuk mbështeten me kurrfarë literature, as të vjetër, as të re.
Kjo nismë për të “pastruar” letërsinë krijon një efekt të kundërt dhe mjaft të dëmshëm për brezat e rinj. Përballja e nxënësve me tekste sfiduese, madje qofshin edhe me gjuhë arkaike dhe me rrethana të vështira historike është pikërisht procesi që nxit inteligjencën emocionale dhe aftësinë për të menduar në mënyrë kritike. Izolimi i fëmijëve brenda një “fluske artificiale”, ku gjithçka është e pastruar sipas trendeve të vitit, prodhon një gjeneratë intelektualisht të pafuqishme për të përballuar realitetin e botës së jashtme.
E dyta: Çfarë bëjnë këto organizata? Shkëpusin disa copëza e fraza brenda lektyrave dhe japin rekomandime të bazuara mbi interpretime që, në fund të fundit, mund të jenë thjesht shije personale. Kjo bëhet pa analizuar hollësisht se cili ka qenë qëllimi i një botimi në një kohë të caktuar. Në çfarë rrethanash janë gjendur shqiptarët? Çfarë dukurish dhe fenomenesh negative kanë mbretëruar? Cilat kanë qenë mundësitë për t’i shpërfaqur ato dukuri? Çfarë sistemi edukativ, arsimor e shkollor ka pasur atëherë?
Prandaj, vendime të tilla nuk mund të merren nga Ministria e Arsimit sipas tekave të çastit, qofshin ato nga individë, organizata apo organe të tjera. Aq më pak nga organizatat joqeveritare. Nëse lejohet ky precedent, nesër çdo komunitet apo grup interesi do të gjejë fraza të shkëputura për të kërkuar ndalimin e librave të tjerë nëpër biblioteka.
Ky proces nuk përfundon me rilindasit, ai pashmangshëm do të çojë në zbrazjen e plotë të bibliotekave nga arti i vërtetë. Sa i përket vërejtjeve që janë ngritur, gjëja e parë që duhet kuptuar është se shkrimtarët shqiptarë duhet gjykuar sipas periudhës kur kanë shkruar. Ata e kanë shpërfaqur realitetin pa drojën se do t’i godiste sistemi i brendshëm apo armiku i jashtëm. Përmes krijimtarisë së tyre e kanë mbajtur në këmbë vetëdijen kombëtare në kohëra ekzistenciale.
Me këtë krijimtari të tyre janë gatuar breza të tërë që nuk kanë duruar sundim mbi krye. Edhe arsyetimet e tjera rreth patriarkatit nuk kanë lindur nga letërsia, por është fryt i strukturave historike në të gjitha kohërat, shoqëritë dhe shtetet. Madje edhe sot, ajo mbillet e korret nga të gjitha pushtetet: politika, mediat dhe vetë OJQ-të, oligarkia, e të tjera.
Pavarësisht se në brendinë e lektyrave mund të ketë gjuhë që sot tingëllon si e papërshtatshme, seksiste apo denigruese, kjo nuk e zhbën vlerën e veprimtarisë letrare. Është jashtë çdo logjike të kërkohet nga letërsia që veprat të shkruhen e të botohen sipas normave, kritereve apo përkufizimeve që përkojnë me trendet e sotme. Përkundrazi, ky kufizim i panevojshëm shpesh u jep shkak shqetësimeve për prapavijën e hulumtimit.
Pastaj, çfarë të bëjmë me Balzakun, i cili shkroi romanin “Kurtizanet”, të përkthyer edhe në shqip? Të hiqet edhe klasiku Balzak? Çfarë të bëjmë me veprat e Markez de Sade, po ashtu të përkthyera në shqip, me skena plot erotizëm, incest e dhunë, nga mbiemri i të cilit u rrodh edhe termi “sadizëm”? Po për veprat e tjera të sotme që janë plot e përplot me gjuhë rreth shfrenimeve seksuale e ku gruaja trajtohet si pronë? Po vepra e Gabriel Garcia Markezit “Kujtim kurvash të trishta”? Çka do të bëhet me këto nëse nesër kthehen në version lektyre dhe gjejnë rrugën për të depërtuar nëpër shkolla?
Po për Bataille, që ka po aq dhunë e skena eksplicite? Apo çka për titujt komercialë që qarkullojnë lirisht? Apo ndoshta komercializmi nuk luftohet ngaqë shtëpitë botuese dhe libraritë e privilegjuara nga nepotizmi ju frenojnë të flisni për tituj të tillë, e ju ka mbetur t’iu kapeni rilindasve që zaten i ka zënë pluhuri i kohës?
Ndryshimi i shpeshtë i listave të lektyrave me pretekstin e modernizmit shpesh fsheh interesa të pastra ekonomike. Ky proces hap rrugën për monopole të shtëpive botuese të privilegjuara dhe të lidhura me pushtetet, të cilat në vend të vlerave të qëndrueshme kombëtare e botërore, u shesin shkollave pseudo-letërsi komerciale, pa asnjë peshë artistike. A ka mundësi që denigrimi, seksizmi dhe përulja të luftohen vetëm te vegjëlia, ndërsa te të rriturit nuk po brumoskan dhe nuk po sillkan pasoja përmes leximit?
E treta: Sa i përket veprës ‘Lahuta e Malcisë’ nga Gjergj Fishta, diku kah fundi i hulumtimit thuhet: “Epi është e shkruar në një shqipe dialektore dhe të vjetruar, me dendësi të lartë poetike dhe referenca historike që kërkojnë një vetëdije dhe kuptim historik të thelluar, gjë që mund të jetë e vështirë për shumicën e nxënësve. Promovon fuqishëm ideale patriotike dhe nacionaliste, duke i paraqitur shqiptarët si heronj në një luftë të shenjtë kundër të huajve. Vepra përforcon stereotipet gjinore, me gratë/vajzat që ose mungojnë, ose idealizohen si mbështetëse të heshtura të burrave luftëtarë. Nderi i burrave/djemve, hakmarrja, besnikëria dhe normat patriarkale”.
Tash, çfarë duhej të bënte Gjergj Fishta në këtë rast? Të prodhonte letërsi sipas shijeve të OJQ-ve të vitit 2026? Të shkruante me gjuhë të varfëruar siç bëjnë sot shumica e pseudo-shkrimtarëve? Apo është fajtor Fishta që personazhet e tij qëlluan të jenë shqiptarë? Me këtë logjikë, nëse sot dikush shkruan për luftën e UÇK-së, pas 100 vitesh dikush tjetër do të thotë se ajo lektyrë nuk preferohet sepse i paraqet shqiptarët si kryengritës dhe luftëtarë kundër pushtuesit serb.
E katërta: Sa i përket lektyrës ‘Në rrugë’ nga Viktor Canosinaj, njëra nga pikat e hulumtimit thotë: “Personazhet italianë dhe grekë shpesh paraqiten si patronizues ose armiqësorë…” Siç e dimë, përgjatë historisë shqiptarët janë përballur me pushtues të shumtë. Çfarë të bëjmë tash, ta kryqëzojmë Viktor Canosinajn pse ka shkruar për realitetin e kohës? Më gjeni pak një rast diku në botë ku shkrimtarët e një shteti i trajtojnë pushtuesit e jashtëm si mysafirë të mirëpritur në letërsinë e tyre.
E pesta: një nga rekomandimet thuhet: “Duke iu rikthyer pyetjeve udhëzuese të hulumtimit të parashtruara në hyrje, gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah ca të dhëna kryesore; lektyrat shkollore më së shpeshti të caktuara në arsimin e mesëm të ulët në Kosovë mbeten të lidhura med një korpus kryesisht kanonik dhe të tejkaluar. Edhe pse disa vepra kanë padyshim rëndësi historike apo kulturore, shumë prej tyre nuk përkojnë më me përvojat, vlerat apo shqetësimet e nxënësve bashkëkohorë”.
Për këtë, secili le të krijojë gjykimin e vet. Për fund, natyrisht që ka përjashtime. Kur një autor, përmes një libri, ka për qëllim të pastër të nxisë apo të promovojë dhunë dhe urrejtje të qëllimshme ndaj një gjinie apo komuniteti, atëherë ka mënyra të tjera institucionale për ta rregulluar praninë e atij materiali nëpër biblioteka.
Mirëpo, si bëhet kjo? Kjo nuk bëhet duke ndërmarrë vendime të bazuara në lexime sipërfaqësore apo preferenca individuale. Për të ndaluar apo rekomanduar heqjen e një vepre nga cilado bibliotekë (shkollore, publike, speciale apo universitare), Ministria e Arsimit duhet të ketë një bord të përbërë nga profesionistë të vërtetë, të zhveshur nga ndikimet e politikave të brendshme apo influencat e jashtme. Njerëz që ndërtojnë gjykime mbi analiza të thelluara. Vetëm atëherë mund të vendoset për kufizimin apo largimin e një libri.
Gjithashtu, nuk duhen trajnuar mësimdhënësit për të përzgjedhur lektyrat, sepse kjo krijon ngarkesë dhe sjell boshllëqe të tjera, në vend të kësaj duhen trajnuar dhe punësuar bibliotekistë profesionistë për shkollat. Nga ana tjetër, prindërit kanë të drejtë të kërkojnë nga bibliotekisti rekomandime se çfarë mund të lexojnë fëmijët e tyre, pa e cënuar apo kufizuar të drejtën e nxënësve të tjerë. Sepse, edhe ato lektyra që përmbajnë gjuhë më të vështirë apo të papërshtatshme për kohën e sotme, i ndihmojnë pozitivisht nxënësit që të ndërtojnë pikëpamjet e tyre dhe të mësojnë se si t’i shmangin paragjykimet.
Edhe sa i përket rekomandimeve për të zhvendosur lektyrat sipas moshës, kjo është e kuptueshme, por përsëri duhet të vendoset nga bordi i përzgjedhur nga Ministria e Arsimit. Në këtë mënyrë, përcaktimi i lektyrave për moshat e nxënësve bëhet në nivel qendror dhe shkon si listë e gatshme dhe e standardizuar nëpër shkolla.
Kur jemi tek përmirësimi dhe fuqizimi i sistemit arsimor, duhet filluar me ndryshime nga kopshtet/çerdhet. Cilësia arsimore nuk ndryshohet vetëm me ndryshim kurrikulash. Mirëpo, qeveritë e kaluara dhe aktualja nuk kanë dashur dhe nuk dojnë t’i hyjnë ndryshimeve rrënjësore, prandaj mjaftohen me fasadë si mjet propagande kundrejt publikut dhe elektoratit të tyre. Në fund, dëmet dhe pasojat i korr populli.
Kemi hulumtuar rreth problemeve në arsim me vite të tëra, përfshirë bibliotekat shkollore, bibliotekat publike, dhunën dhe sigurinë në shkolla, tekstet shkollore, praninë e psikologëve në ambientet shkollore, e shumë tema të ngjashme. Rrjedhimisht, po ndalemi tek lektyrat dhe tekstet shkollore.
Sa i përket lektyrave shkollore, për t’i furnizuar të gjitha bibliotekat shkollore me literaturë të re, nevojiten miliona euro nga shteti. Dhe çfarë ndodh tani? Fillimisht financohen nga jashtë disa projekte të OJQ-ve për të kryer hulumtime e për të bërë analiza në lidhje me lektyrat. Këtu ka një qëllim final: të prezantohen sa më negativisht shkrimtarët shqiptarë dhe letërsia e prodhuar prej tyre. Këta pastaj të zëvendësohen me lektyra të pseudo-shkrimtarëve të ditëve të sotme. Pra, dikush duhet të pasurohet duke shkatërruar një pjesë të historisë shqiptare, në këtë rast letërsisë.
Sa i përket teksteve shkollore, duhet ndryshuar çdo gjë nga fillimi, por kjo nuk bëhet duke riparuar gjëra kot së koti. Duhet një shtypshkronjë shtetërore, e cila përbëhet nga borde të tëra njerëzish, ku secili tekst shkollor kalon nën mbikëqyrjen e po këtyre bordeve. Edhe një gjë: Kosova paguan çdo vit rreth 15 milionë euro për tekste shkollore, ndërkohë po kaq kushton krijimi i një shtypshkronje, nga e cila do të kurseheshin qindra miliona euro ndër vite.
Kemi shkruar edhe më parë se shoqëria Kosovare është në krizë të identitetit të saj, në krizë të moralit njerëzor dhe në krizë të ndërtimit të shtetit. Kosova u shndërrua në një hajpak të…
Që nga themelimi i Dhomave të specializuara, nuk kanë pushuar pyetjet dhe kritikat në opinion se, pse u formua Gjykata Speciale me seli në Hagë dhe me staf profesional ndërkombëtar, e jo një Gjykatë Speciale në Kosovë. Që në…
Zhvillimet e fundit politike në Serbi, pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026, kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Progresive Serbe dhe…
Ekzistojnë periudha në historinë e arsimit që nuk dallohen vetëm për mënyrën e organizimit të studimeve, por edhe për kulturën e dijes që krijojnë. Krahasimi ndërmjet studentit të viteve ’80 dhe studentit të…
Po Bashkimi Evropian po i ashpërson kërkesat e saj ndaj vendeve kandidate sepse zgjerimi nuk është më vetëm çështje ekonomike dhe institucionale, por ajo është edhe çështje e sigurisë, e ndikimit politik dhe e pozitës…
Në një demokraci, humbja në zgjedhje kërkon reflektim, jo kurth. Kryeministri Hristijan Mickoski zgjodhi rrugën e dytë. Pas fitores së Arkin Jahijit në Bërvenicë, ai nuk foli për arsyet pse kandidati i tij nuk bindi mjaftueshëm…
At Shtjefën Gjeçov Kryeziu është njëra ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar, i shquar në radhë të parë për veprimtarinë e tij patriotike, arësye për të cilën edhe u vra nga serbët. Ai…
Vota popullore përbën një nga instrumentet themelore të demokracisë përfaqësuese dhe burimin kryesor të legjitimitetit politik të institucioneve shtetërore. Ajo nuk është vetëm shprehje numerike e preferencave elektorale të…
Njëzet e shtatë vjet pas çlirimit, Kosova ka arsye ta shtrojë një pyetje themelore: si mund të ruhet siguria e çdo komuniteti, duke i dhënë Republikës aftësinë për t’u reformuar? Një kushtetutë demokratike duhet…
Një javë pas zgjedhjeve që i dhanë fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit, vëmendja e Prishtinës dhe e Brukselit është përqendruar te pyetja e madhe: çfarë do të bëjë Serbia e re me Kosovën? Por…
Liderët me jetëgjatësinë më të madhe politike në Ballkanin Perëndimor janë Aleksandar Vuçiqi, Edi Rama, Milorad Dodiku dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti. Rënia spektakolare e Aleksandar…
Kur mbaron durimi i popullit dhe lind kërkesa për një demokraci të vërtetë. Ka një çast në jetën e një shoqërie kur heshtja nuk është më durim, bindja nuk është më pajtim dhe frika nuk është…
Zgjedhjet në Republikën e Serbisë dhanë një rezultat pozitiv për Lëvizjen opozitare Studentore. Autokrati Aleksandër Vuçiq shkoi në opozitë, ndërsa djali i Milosheviçit, Ivica Daçiq, doli jashtë parlamentit. Ishte…
Ditët e fundit, në rrjete sociale po qarkullon një material audio, në të cilin dëgjohet qartë dhe pa ekuivok zëri i deputetit socialist Ulsi Manja, njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Parlamentat të Ligjeve në Kuvendin e…
Ta dinë se pa Qeverinë Kurti nuk ka shtet me SOVRANITET, e as pa hajni dhe korrupsion. Këtë nuk e them unë, por të gjitha mediat më të besueshme në rajon dhe Evropë. Ata që manipulohen nga ata që dikur ishin në pushtet, mbase e…
Për më shumë se një dekadë, Kosova e ka shpjeguar ngecjen e saj me një emër: Aleksandar Vuçiq. Shpjegimi ka pasur bazë. Banjska, lobimi kundër anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare dhe kërcënimet e…
Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të veçantë të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, e cila po shfaqet përmes protestave masive, mobilizimit të gjeneratave të reja, kundërshtimit të…
Diktaturat kanë shumë gjëra të ngjashme, por edhe dallime të mëdha. Megjithatë, një gjë e kanë plotësisht të përbashkët dhe të sigurt: rrëzimin dhe fundin e tyre. Mënyrat e shembjes janë të ndryshme….
Gjashtë ditë pas humbjes historike në zgjedhjet e 25 tetorit, Aleksandar Vuçiqi zgjodhi temën me të cilën do të rikthehej në skenë: Milan Radoiçiqin. Në një deklaratë për media serbe, të raportuar sot,…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur Kosovën dhe me të drejtë ka nxjerrë qytetarët në rrugë. Një grua që bëri gjithçka që i kërkonte ligji, që denoncoi dhunën, kërkoi…
Shqipëria nuk ka nevojë për riciklimin e krizave partiake, por për një përgjegjësi të re politike dhe kombëtare. Zhvillimet e fundit në Tiranë, ku studentët kanë refuzuar bashkimin me deputetët e Partisë Demokratike, duke…
Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, më 30 tetor 2026, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, përbën një zhvillim me rëndësi të…
Një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Kosova ende nuk ka gjetur gjuhën e duhur për të folur për të. 49-vjeçarja kishte trokitur në çdo derë institucionale: kishte denoncuar…
Ka javë kur politika e një vendi tregon më shumë sesa në vite të tëra. Për Shqipërinë, kjo është e tillë. Të enjten, Kuvendi miratoi me 84 vota ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë. Sipas nenit 72,…
Përpjekjet për largimin e Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës nga pushteti nuk janë të sotme. Ato datojnë që nga ardhja e tyre në pushtet, me votën plebishitare të qytetarëve. Mes drejtësisë, sovranitetit dhe interesave të…
Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë me shkrim disa herë, deri pak ditë para se ta vrisnin. Pesë ditë pas vrasjes, shteti ka pranuar zyrtarisht se me shumë gjasë ajo mund të ishte shpëtuar. Të premten, drejtori i Përgjithshëm i Policisë,…
Letra e dy kongresmenëve amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, nuk duhet parë thjesht si një zhvillim diplomatik apo si një tjetër deklaratë që do të kalojë pa lënë gjurmë…
Vrasja e Arlindës në Kosovë nuk është vetëm një tragjedi familjare, ajo nxjerr në pah një plagë shumë më të thellë të shoqërisë sonë, tolerancën e fshehtë dhe mbështetjen e heshtur që…
Afrim Gashi dha një përgjigje shumë të qëlluar dhe diplomatike lidhur me zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës. Mesazhi i tij, i shprehur me fjalët: „Le të zgjidhet më i miri!“, përmban një parim të…
Renditjet ndërkombëtare të universiteteve nuk janë thjesht tabela statistikore ku institucionet arsimore vendosen në pozicione të ndryshme. Ato janë një instrument për të vlerësuar cilësinë e arsimit të lartë, kapacitetin…
Që në ish- Jugosllavi R e Maqedonisë sipas kushtetutës federale, po dhe shtetërore nuk ka qenë vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve dhe turqëve, që të jemi më decid, derisa Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi ishin shtete…
Mosfunksionimi i sundimit të ligjit është në prag nëse marrëdhëniet e brishta të besimit midis qeverisë dhe qytetarëve, dhe midis vetë qytetarëve, nuk përmirësohen." Këshilli i shtetit paralajmëron për…
Shteti ynë i ngjan një ndërtese, të cilën banorët e saj e kanë ndotur pa pushim për vite me radhë, por që tani janë mbledhur para hyrjes për të protestuar kundër erës së keqe. Askush nuk e pranon…
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë nuk mund të kuptohet thjesht si një tragjedi familjare. Pas saj qëndron një histori e dhimbshme e konfliktit për përkujdesjen ndaj fëmijës, shfrytëzimin e pasurisë së përbashkët dhe…
Ballkani nuk është thjesht një hapësirë gjeografike në hartën e Evropës. Por është një rajon me histori të trazuar, me kujtesë të rëndë kolektive, me plagë që ende nuk janë mbyllur dhe me ëndrra…
Natyrisht, janë një tufë burimesh, faktorësh, forcash… që kanë ndezur dhe mbajnë në veprim krizat, trazirat, destabilitetin, protestat… në vendet kryesore të BE-së. Të brendshme e të jashtme. Të hershme e të reja apo…
Mospranimi eventual i kërkesave për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas protestave të 28 dhe 29 tetorit 2026, mund të shndërrohet në një…
Dhuna familjare – dukuri shoqërore dhe rrezik kriminal Nga këndvështrimi sociologjik dhe kriminologjik, vrasjet në kuadër të dhunës familjare nuk janë raste të izoluara, por pasoja të një dukurie që kërkon parandalim, trajtim…
Është vrarë me sëpatë nga kunati i saj, edhe pse kishte pasur nga Gjykata e Pejës një urdhër mbrojtës. U vra me sëpatë në shtëpinë e saj. Dyshohet se ky krim makabër ka ndodhur edhe në praninë e…
Në një demokraci, zbatimi i ligjit nga policia nuk është përgjegjësi personale e ministrit të Drejtësisë apo e ministrit të Brendshëm, aq më pak në kuptimin që ata të ndërhyjnë në vendimet e organeve të…
Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet e Kosovës më në fund lëvizën. Policia pezulloi njëmbëdhjetë zyrtarë, mes tyre drejtuesin e rajonit të Pejës dhe komandantin e…
Vrasja e Arlinda Zekajt e ka tronditur Kosovën. Një grua që kishte trokitur në dyert e drejtësisë dhe kishte kërkuar mbrojtje, përfundoi viktimë e asaj prej së cilës kishte frikë. Para një tragjedie të tillë, zemërimi…
Qindra qytetarë të Kosovës dje demonstruan në mbrojtje të jetës së grave pasiqë ngjarja e fundit e sensibilizoi opinionin publik. Në vitet e fundit në Kosovë janë shtuar rastet e krimit dhe vrasjeve të grave. Për pasojë…
Sigurisht, po ndjek me vëmendje të shtuar jo vetëm humbjen e merituar, ose fundin pa lavdi të Aleksandër Vuçiç (ish-ministrit të propagandës të Millosheviçit/kasapit të Ballkanit si dhe për 14 vite Nr. 1 i Serbisë), por…
Shqipëria ka pasur profesorë të mëdhenj si Eqrem Çabej, Aleks Buda e shumë të tjerë, të cilët e ndërtuan autoritetin e tyre mbi dije të thella, kërkime shkencore dhe vepra me vlerë të qëndrueshme kombëtare. Sot,…
Zhvishe petkun e despotit, vish rason e murgut dhe IK! Pa e kthyer kokën pas, pa asnjë pendesë për zullumet e tua! Mendoje edhe një herë, me qetësi, dorëheqjen. Pastaj… IK! IK! Zhvishe petkun e sundimtarit, hiqe mantelin e pushtetit dhe…
Të mërkurën, në të njëjtën ditë, ndodhën dy gjëra që tregojnë sa larg kanë shkuar Tirana dhe Uashingtoni nga njëra-tjetra. Në Uashington, dy kongresmenë republikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, i shkruan…
Dorëheqja morale s’mund të ndalet te dera e policisë
Imunitet për guvernatorin, përjashtim për opozitën: Ku po shkon reforma në drejtësi?
Për ta dobësuar Albin Kurtin, së pari synohet të largohen dy shtyllat kryesore të qeverisjes së tij: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla
Arlinda nuk është kartë politike
Hungaria hap dosjet e Sigurimit – Shqipëria ende thërret “Poshtë komunizmi”
Lufta e OJQ-ve me rilindasit dhe letërsinë shqiptare
Ruaje Zot Kosovën prej shqiptarëve!
U bëmë horë para Zotit dhe para Botës me këta maskarenj!…
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Modelja e njohur Irina Shayk ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj për Halloween, duke zgjedhur një kostum të kuq,…
Lisa Rinna ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me transformimin e saj për Halloween, duke rikrijuar një nga paraqitjet…
