Lourdes Leon pozon nudo në setin fotografik për këngën e saj të re “Tramp Stamp”
Lourdes Leon, vajza e këngëtares Madonna, ka zgjedhur një mënyrë provokuese për të promovuar këngën e saj më të re, “Tramp Stamp”.
30-vjeçarja, e cila publikon muzikë me emrin Lola Leon, është shfaqur e zhveshur në një set fotografik, ku pozon me të brendshme transparente dhe në poza që zbulojnë pjesë të trupit të saj.
Kënga është shkruar në bashkëpunim me muzikantin Oscar Scheller, i cili është marrë edhe me produksionin, shkruan DailyMail.
Ndryshe nga nëna e saj, Lourdes ka zgjedhur të mos ndjekë rrugën tradicionale të muzikës pop, duke publikuar projekte përmes kompanisë diskografike të pavarur Chemical X, me seli në New York.
Megjithatë, së fundmi ajo ka bashkëpunuar me Madonnën në këngën “The Test”, pjesë e albumit “Confessions II”.
Në këtë projekt, Madonna trajton marrëdhënien me të bijën dhe ndikimin që fama e saj ka pasur në jetën e Lourdes, e cila është rritur vazhdimisht nën vëmendjen e publikut.
Madonna ka treguar më parë se Lourdes kishte qenë fillimisht e rezervuar për të punuar me të, pasi nuk dëshironte të perceptohej si dikush që përfitonte nga fama e së ëmës.
Megjithatë, këngëtarja tha se bashkëpunimi muzikor i ndihmoi të afroheshin dhe të përmirësonin marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/
