TË FUNDIT

Llalloshi: Do të vazhdoj të punoj me përkushtim që kultura të ketë vendin që meriton

Deputetja Edona Llalloshi ka bërë të ditur se edhe në këtë mandat do të jetë pjesë e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shpalosur disa nga prioritetet e saj në këtë komision, me fokus te artistët, kultura dhe industria kreative.

Llalloshi ka theksuar se synon të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të artistëve, financim më të qëndrueshëm për kulturën dhe krijimin e më shumë mundësive për promovimin e talentit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *