Bajqinovci zgjedhet në krye të Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci është zgjedhur në krye të Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai ka falënderuar deputetë për votën dhe besimin e tyre.
Postimi i plotë:
Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga Lëvizja VETËVENDOSJE, për të udhëhequr Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Falënderoj kolegët deputetë për votën dhe besimin e tyre.
Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim, seriozitet dhe përgjegjësi, në shërbim të sigurisë, mbrojtjes dhe interesave të Republikës së Kosovës
