Llafe të Vuçiq në fundjavë: Gati të ndërtojmë autostradë deri në Mitrovicë, amerikanët të sigurojnë që Kosova s’bën problem
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë.
Kreu i shtetit serba ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë deri në Jarinje, derisa ka thënë se dëshiron që atë ta vazhdojë atë disa kilometra edhe brenda Kosovës.
Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia e paguan gjithë investimin, duke thënë se amerikanët duhet të sigurohen që Kosova nuk e pengon.
“Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë”, ka deklaruar Vuçiq.
“Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, ka shtuar Vuçiç.
