SPORTITË FUNDIT

Ariu i Ballkanit e hodhi në nokaut brutaI kundërshtarin, përmend Serbinë

Një luftëtar me prejardhje kroate ka fituar në UFC.

Aktualisht në Perth të Australi po zhvillohet ngjarja e UFC Fight Night.

Kroati Brando Periçiç, i njohur me nofkën “Ariu i Ballkanit” e nokautoi brutalisht garuesin nga Dagestani me pasaportë Bahreinit, Shamil Gaziev.

Kështu, kroati ngadhënjeu me nokaut në rundin e dytë duke shënuar fitoren e pestë radhazi në karrierë dhe të tretën nën ombrellën e UFC-së.

Në shtatë ndeshje profesionale deri më tani, ai ka gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Me një seri prej pesë triumfesh, prej të cilave tri në organizatën më të madhe të MMA-së në botë, kroati po shfaqet si një luftëtar që mund të lërë gjurmë të mëdha në kategorinë e peshave të rënda.

“Kam dëgjuar se UFC po vjen në Serbi dhe do të doja të luftoja atje.

Nuk mund të organizosh një ngjarje në Serbi, në Ballkan, pa ‘Ariun e Ballkanit’.

Do të ishte mëkat, një mëkat i madh”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *