LIVE: Nxirren 20 minatorë nga Trepça, 40 të tjerë mbeten të bllokuar – Ja çfarë dihet deri tani
Gjatë mbrëmjes së sotme, 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.
Burim Ibishi, komandant i zjarrfikësve në Mitrovicë, ka thënë se ekipet kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku një trafo kishte marrë flakë.
“Lajmin e kemi marrë rreth orës 19:45 në lagjen Tuneli, ku ishte duke u djegur trafoja. Kemi dalë në vendin e ngjarjes, kemi intervenuar dhe e kemi sanua problemin. Zjarri është lokalizuar”, ka thënë Ibishi.
Ai ka bërë të ditur se gjendja e 63 minatorëve është e mirë dhe se ata kanë nisur të dalin nga miniera.
“63 minatorët, gjendja e tyre është e mirë. Kanë filluar të dalin. Kanë dalë tre minatorë, ndërsa të tjerët janë rrugës duke dalë. Kanë gjëra me vete, ushqim e pije” , ka deklaruar Ibishi.
Ekipet emergjente kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri është lokalizuar.
