TË FUNDIT

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë: Fokusi te rruga Tetovë–Prizren

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për ecurinë e projekteve infrastrukturore që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Sipas njoftimit të bërë të ditur nga Zekolli Shaqiri, në qendër të bisedimeve ishte avancimi i këtyre projekteve, me fokus të veçantë te rruga Tetovë–Prizren, si dhe hapat e ardhshëm drejt realizimit të saj.

Ajo vlerësoi se mbështetja e vazhdueshme e kryeministrit Kurti për projektet ndërkufitare të infrastrukturës përbën një shtysë të rëndësishme për përshpejtimin e tyre. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *