POLITIKATË FUNDIT

Ligji për Specialen, Gruda paralajmëron përplasje institucionale me Hagën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar në Debat Plus se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mund të krijojë përplasje institucionale mes Kosovës dhe Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke folur për mundësinë që ligji të rrëzohet në dhomën e Kushtetueses në Hagë, Gruda tha se moszbatimi i vendimeve dhe i Kushtetutës së Kosovës nga Gjykata Speciale nuk është diçka e re, por sipas tij, rëndësia e ligjit qëndron te raporti që ai krijon mes shtetit të Kosovës dhe kësaj gjykate.

“A mundet ky ligj të rrëzohet në dhomën kushtetuese? Me thënë që sot Haga nuk heziton mos me i zbatu ligjet e Kosovës, nuk është naj farë gjetje, është si me thënë uji është i lagët. që Haga nuk i zbaton vendimet e Kosovës, Kushtetutën na ka treguar për 6 vjet rend. Por, çka bën ky ligj? Ky ligj e ndërton një përplasje të Kosovës me Specialen… tash kemi hyrë në një proces, ku Kosova si shtet, jo më si territori i administruar nga UNMIK, por si shtet i pavarur, ndeshet me Specialen”, ka deklaruar Gruda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *