TË FUNDIT

Legjenda boshnjake jeton në Bosnje, gati qan për Kosovën: Pendohem për Prishtinën, nuk donin të më merrnin pare

Dikur yll i Prishtinës së gjeneratës së artë dhe Sllobodës së Tuzllës.

Sot jeton në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Është fjala për legjendën e futbollit boshnjak, Rifat Mehinoviqin.

Gjeneratat e vjetra dhe të mesme edhe sot e mbajnë mend Mehinoviqjn, numrin 6-të të Prishtinës, përkrah kapitenit Fadil Vokrri gjatë viteve 1983-1986.

Ai ishte një mbrojtës modern.

Dinte ta sillte topin përpara, kërcente mirë dhe shpesh shkonte në ndërprerje në zonën kundërshtare.

Ai jeton në Puraçiç të Bonjës,

“Isha mik i mirë me gjyqtarin Shinisa Berishën. Kur erdhi të gjykonte për Sllobodën, më tha:

“Shiko transmetimin e ndeshjes Prishtina – Teteksi.

Nëse Prishtina fiton, hyn në Ligën e Parë!”, kështu ka deklaruar Mehinoviq në një intervistë për gazetën boshnjake “Sportske”

Kështu ndodhi. Prishtina hyri në ligë dhe Mehinoviqi mori ftesë.

Kur flet për Prishtinën, emocionet e kaplojnë.

Disa herë e përsërit të njëjtën fjali…

“Edhe sot pendohem që nuk kam mbetur të jetoj në Prishtinë!

Nuk mund ta përshkruaj sa më kanë respektuar.

E ndjeja në çdo hap.

Hyja në kafene, pija falas.

Shkoja në mishtore, nuk donin të më merrnin para.

Bëja shkelje trafiku, më falnin…

Kudo që shfaqesha, vëmendje.

E mua, sinqerisht, më vinte zor.

Doja të paguaja, por s’kishte shans!”, kishte deklaruar Mehinoviqi.

“Kur kishte mungesë kafeje, nëna më tha të blej nëse gjej diku.

Shkova në dyqan dhe pyeta nëse mund të merrja një kilogram kafe.

Që t’ia çoja nënës…

U kthye një njeri me dhjetë, ndoshta njëzet kilogramë kafe. I futëm në makinë dhe për Puraçiç.

U gëzua nëna dhe komshinjtë…

Njerëzit janë mrekulli.

Ka qenë shumë bukur.

Njerëz të vërtetë.

Më vjen keq që nuk mbeta të jetoj në Prishtinë…”, kështu e ka përshkruar jetën brilante në Prishtinën e viteve të 80-ta.

Më pyet nëse do të doja ta vizitoja Prishtinën?

‘Sigurisht që po. Po të mundja, nesër do të përgatitesha dhe do të nisesha…”, ka thënë Mehinoviqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *