TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të ri’ për të tretin vit radhazi

Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë, që po mbahet sonte në Londër.

Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, pasi ishte shpallur më i miri edhe në vitet 2024 dhe 2025.

Talenti spanjoll regjistroi 57 paraqitje, 25 gola dhe 20 asistime, duke dëshmuar ndikimin e tij të madh në lojën ofensive të skuadrës katalunase.

LAMINE YAMAL IS THE 2026 MEN YOUNG TALENT OF THE YEAR!✅ 2024✅ 2025✅ 2026 The Spanish wonderboy is unstoppable.#ballondor with @adidasUK https://t.co/06xA9tnaS2 — Ballon d'Or (@ballondor) October 26, 2026

Përveç kontributit në gola, Yamal krijoi 52 raste të mëdha për shënim dhe regjistroi mesatarisht 2.32 pasime kyçe dhe 4.74 driblime të suksesshme për ndeshje. Ai gjithashtu fitoi tri trofe

Kështu, Yamal e nis mbrëmjen me një tjetër vlerësim individual, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *