TË FUNDIT

Kuvendi pritet të miratojë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Seanca do të mbahet në orën 11:00, në Sallën e Seancave.

Krahas deklaratës, deputetët do të shqyrtojnë edhe pika të tjera të rendit të ditës. Fillimisht pritet të miratohen procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa deputetët e rinj do të bëjnë edhe betimin.
Në këtë seancë parashihet gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *