POLITIKATË FUNDIT

Kuvendi drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor. Nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja rrëzohet dhe ligji konsiderohet i shpallur. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila e propozoi si ligjin, ashtu edhe kthimin në Kuvend nga presidentja, është zotuar se ndryshimet në të do të miratohen brenda dy javësh.

Pse po votohet i njëjti tekst?

Vetë PDK-ja i kërkoi presidentes në tetor ta kthente ligjin në Kuvend. Atëherë, partia tha se donte të plotësonte disa dispozita dhe të adresonte çështjet që mund të pengonin zbatimin e tij. Më 12 nëntor, ligji u dërgua për votim pa ndryshime. Sipas PDK-së, meqë nuk pati pajtim me shumicën parlamentare nëse ligji mund të ndryshohej gjatë rishqyrtimit, partia vendosi t’i kërkojë Kuvendit miratimin e tekstit të tetorit dhe t’i propozojë amendamentet përmes një nisme të re pasi ligji të hyjë në fuqi. Lëvizja Vetëvendosje, e cila e votoi ligjin më 6 tetor, pritet ta mbështesë edhe këtë herë, ndonëse ka shprehur rezerva për efektet e tij. Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, i tha REL-it se PDK-ja e ka shtyrë nismën përpara pa analizën e nevojshme juridike dhe pa konsultime të mjaftueshme institucionale. Ai e përshkroi ritmin e procesit si “një nguti të pashpjegueshme” dhe vuri në dyshim nëse teksti që po shkon në rivotim mund të zbatohet. “Kam frikë që ligji siç është tani dhe siç ka qenë më 6 tetor, nuk mund të implementohet” , tha ai. Pavarësisht këtyre rezervave, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, konfirmoi për REL se partia do ta votojë sërish ligjin. Vullnet Bugaqku, njohës i çështjeve juridike nga Instituti Demokratik i Kosovës, vë në pikëpyetje rendin e hapave që po ndjek Kuvendi. “Pse duhet ta rrëzosh veton? Nëse vetoja thotë duhet ta përmirësoni ligjin? Pse po rrëzohet vetoja për ta lënë ligjin në fuqi që në fund ta hapësh një proces të ri për rishikimin e këtij ligji ?”, pyet Bugaqku në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Çfarë do të hynte në fuqi?

Teksti i miratuar në tetor do t’ia ngushtonte kompetencat Gjykatës Speciale në Hagë. Ai e lidh juridiksionin e saj me veprat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet për trafikim organesh në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011. Po ashtu, e kufizon periudhën që mbulon gjykata nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000 dhe parasheh që rastet jashtë juridiksionit të saj të kalojnë në gjykatat e Kosovës. Sipas tekstit, trupat gjykues do të duhej ta rishqyrtonin juridiksionin për secilin rast brenda 30 ditësh nga hyrja e ligjit në fuqi. Ende është e paqartë se cilat dispozita synon t’i ndryshojë PDK-ja.

A mund të miratohen ndryshimet brenda dy javësh?

Bugaqku i tha REL-it se procedura parlamentare, “nëse shkon sipas procedurës së rregullt, merr kohë deri në tre muaj”, meqë miratimi me procedurë të përshpejtuar kërkon përmbushjen e disa kushteve, sipas Rregullores së Kuvendit. Neni 85 i Rregullores së Kuvendit lejon shqyrtim të përshpejtuar, me kërkesë të Qeverisë ose të së paku 30 deputetëve, për projektligje që lidhen me sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose çështjet buxhetore e financiare. Shqyrtimi i parë bëhet së paku 48 orë pas shpërndarjes së materialit, ndërsa i dyti së paku 72 orë pas miratimit në parim. Neni 86 parasheh procedurë urgjente për projektligje që lidhen me masat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose emergjente. Sipas nenit 123, së paku gjashtë deputetë mund të propozojnë shmangien nga afatet procedurale. Për miratim duhen votat e dy të tretave të deputetëve të pranishëm dhe shmangia duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Nëse Kuvendi kërkon t’i shmangë afatet, Bugaqku thotë se “duhet ta arsyetojnë sipas kritereve të rregullores”. Ai paralajmëron se tejkalimi i këtyre kritereve “mund të hap rast dhe mundësi që dikush ta kontestojë këtë rast”, duke përmendur Avokatin e Popullit dhe palët e tjera të autorizuara. Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, për të marrë një qëndrim lidhur me këtë proces, por nuk mori përgjigje.

Për Bugaqkun, konsultimi me Këshillin e Bashkimit Evropian duhet të jetë hapi i parë në hartimin e ndryshimeve të reja. Sipas tij, miratimi i amendamenteve pa konsultim do të shkelte zotimet ndërkombëtare të Kosovës dhe detyrimin që, sipas interpretimit të tij, buron nga neni 162 i Kushtetutës. Nëse ligji hyn në fuqi, përmbajtja e amendamenteve dhe rezultati i bisedimeve me BE-në do të përcaktojnë nëse rishikimi i paralajmëruar i adreson shqetësimet që ngriti votimi i tetorit. Bashkimi Evropian i tha REL-it se është në bisedime për ligjin. Në tetor, BE-ja e mirëpriti kthimin e tij në Kuvend dhe tha se priste të konsultohej nëse diskutimet rifillonin. Në vitin 2014, përmes letërkëmbimit që i hapi rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara, Kosova u zotua ta konsultonte BE-në për nismat ligjore që prekin mandatin e gjykatës ose procedurat që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese.

Të premten, më 13 nëntor 2026, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona do të ketë edhe riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri…

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 11:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit për Specialen. Seanca u ndërpre dje, pasi deputetët nuk u kthyen në sallë edhe gjysmë ore pas kohës kur ishte…

Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Web Summit”, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian…

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në infrastrukturën e rrjetit elektrik, ka njoftuar KEDS, shkruan “Bota sot”. Përmes…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Irlandës, Helen McEntee, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, ku kanë diskutuar për…

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në tryezë ishin vendosur flamujt e të dy vendeve. Në publikimin e tij në rrjetet sociale, Pashinjani e ka quajtur Kurtin…

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy vjetësh. Kështu ka bërë të ditur ministri Lulëzon Jagxhiu në një intervistë…

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet nesër. Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi…

Në varrezat e Leshçes në Beograd u varros këtë javë Xhevat Prekazi, një nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë Mitrovica. Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarajt dhe me një flamur bardhezi, ashtu…

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë, shkruan “Bota sot”. Lajmin e ka bërë…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretit të Belgjikës, shkruan “Bota sot”. Gjatë fjalës së saj…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku temë…

Ministrja Mimoza Kusari, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ka zhvilluar një takim në Parlamentin portugez me përfaqësues të Grupit të Miqësisë Portugali–Kosovë, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit…

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për të votuar sërish ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur shqetësim për përmbajtjen e amendamenteve…

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ndërhyrjet e propozuara mund të cenojnë…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, me…

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe analizave…

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë,…

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP FI), në kuadër të…

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ibrahim Yumakli, në kuadër të Konferencës së Kombeve të…

Nëntë persona që kishin ardhur në Kosovë në kuadër të një delegacioni zyrtar nga Somalia nuk janë kthyer së bashku me pjesën tjetër të delegacionit, duke nxitur shqetësime diplomatike dhe reagimin e institucioneve të…

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur se të dyja palët janë…

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi,…

Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK) ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Unionit Evropian të Praktikuesve Veterinarë (UEVP) për anëtarësim me status vëzhgues në këtë organizatë profesionale evropiane. Kërkesa…

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (KLSh), Arben Shehu, të enjten vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës (ZKA), ku u prit nga Auditorja e Përgjithshme,…

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. “Ndryshimet ngrenë…

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në…

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që, me afrimin e festave të fundvitit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin keqpërdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike. Përmes…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve të ardhshme, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e…

Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian. Kurti bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet…

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin, të cilat po realizohen në bashkëfinancim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Thaçi…

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur me dhunë. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në ditën e dytë të një turi diplomatik që nisi në Paris me takimet me presidentin francez Emmanuel Macron…

Kuvendi i Kosovës e futi të enjten në rendin e ditës Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 79 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenim. Megjithatë, votimi vendimtar për rrëzimin e vetos…

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u bëri sot thirrje institucioneve arsimore, prindërve, mësimdhënësve që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan. Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të…

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B., i dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i…

Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas tij, nuk janë konstatuar lëshime. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet…

Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk do të bashkëpunojnë me ta. Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do…

Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t'i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e…

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë procesi i amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së deputetëve pas pauzës së paraparë deri në orën 14:00. Haxhiu njoftoi se seanca do të…

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po vazhdon fushatën vetëdijësuese për diabetin, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj…

Kryeministri Edi Rama nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të presë samitin e radhës së NATO-s, por ende nuk është përcaktuar data. Rama tha se samiti nuk do të mbahet në vitin 2027, ndërsa nëse do…

Kërçeli ngre dyshime për kontratat e Komunës së Prishtinës: Flet për aneks-kontratë prej 3 milionë eurosh dhe 18 mijë euro për zhvendosjen e bustit të Rugovës

Haxhiu pret Hargreavesin, flasin për prioritetet legjislative të Kuvendit

Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së

Kuvendi drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kush po e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë së Veriut?

Ndryshimet klimatike dhe kërcënimi i urisë globale: një gradë më shumë, miliona jetë në rrezik

Nëntori 2026 mes flamurit e protestës

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Ylli televiziv britanik, Amanda Holden, është shfaqur në një atmosferë festive, teksa të enjten mbrëma ishte…

Aktorja e njohur kubane Ana de Armas dhe këngëtari venezuelian Beto Montenegro janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *